HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Vllaznia-Elbasani 3-0
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 08 Nentor 2010 00:21   pdfShtypEmail

Vllaznia_festVllaznia eshte rikthyer te fitorja dhe e ka bere kete lehtesisht perballe Elbasanit. Ne stadiumin Loro Borici, shkodranet kane zgjidhur gjithcka brenda pjeses se pare duke shenuar tre here ne porten e Llanit. Verdheblute i jane dorezuar furise se Vllaznise qe me goleadorin e saj Vioresin Sinani dhe te talentuarin Vajushi bejne cdo gje mire. Ne minuten e 9’ Belisha ekzekuton nje goditje denimi qe grushtohet nga Llani, por eshte Nallbani ai qe dergon topin ne porten e boshatisur. Elbasani nuk ben asgje per te reaguar. Serish Vllaznia dhe kete rradhe shfaqet bomberi shkodran Vioresin Sinani. Vajushi jep nje asis per te dhe ne pozicion te priret gjuan ne porte e dyfishon rezultatin. Nuk mbaron ketu dhe eshte serish Sinani qe me nje gjuajtje te forte realizon dopieten e tij e dergon shifrat ne 3-0. Lojtaret e Elbasanit inekzistent ne fushe detyrohen vetem te nxjerrin topin nga rrjeta.

Ne pjesen e dyte eshte serish Vllaznia qe me ane te Vajushit ben diferencen ne sulm. I riu i talentuar triblon ke i del perpara ne krahun e majte te sulmit dhe sherben per Sinanin qe i shkon prane golit te katert por nuk ja del. Elbasani me ane te Gaves provon ne dy raste te shenoje me gjuajtje nga distanca por asnje rrezik per porten shkodrane. Ne fund jane kuqeblute ato qe gezojne me tifozerine shkodrane ndersa Elbasani largohet koke ulur nga Loro Borici.

Enea Shtrepi

Vllaznia  3

Elbasani  0

Shenues: Nallbani 9’, Sinani 21’, 30’

Vllaznia: Vujadinoviç, Smajli, Rajoviç, Kukaj, Jasiç, Belisha, Nallbani, Shtubina (Hasani 70’), Gocaj (Kaçi 55’), Vajushi, Sinani (Jovanoviç 75’). Tr.: M. Josa

Elbasani: Llani, Sulejmanoviç, Ramazani (Bella 46’), Memetaj, Gava, Sadiku, Merxha, Idrizi, Hyshmeri (Rraboshta 36’), Dalipi, Radoviç (Çapja 60’). Tr.: K. Alimehmeti

Gjyqtare: E. Sino (Fier), E. Biçaku, G.Qirici (Tirane)

Karton te verdhe: Nallbani, Gocaj / Merxha, Rraboshta, Gava, Bella


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit