HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Flamurtari-Teuta 1-0
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 23 Dhjetor 2010 23:11   pdfShtypEmail
flamurtari-teutaFlamurtari ka fituar me shume veshtiresi me Teuten e trajnerit Edi Martini. Ne pjesen e pare vlonjatet kane qene me mire se kundershtari dhe kane rrezikuar ne disa raste. Ne minuten e 18 Bajevski ka qene prane golit por ka pritur portieri i Teutes Rizvani. Ne minuten e 44’ Daniel Xhafaj eshte zhytur me koke po ka larguar mbrojtja durrsake. Flamurtari ka krijuar disa raste te tjera por ne finalizim vlonjatet nuk jane treguar te sakte. Mirel Cota i Teutes ka rrezikuar portierin e Flamurtarit Mocka ne disa raste pasi pjesen me te madhe te lojes durrsaket e kane pasur mendjen te mbrojtja
Ne pjesen e dyte Flamurtari eshte bere me kerkues dhe konkret para portes. Goli ka ardhur vetem ne minuten e 69’. Roshi ka levizur mire ne krahun e djathte dhe ka krosuar ne zone per Julian Ahmataj qe i ndodhur prane portes ka goditur fort me te majten dhe 1-0 per Flamurtarin. Pas golit Flamurtari eshte hedhur ne kerkim te dyfishimit te rezultatit per te gjetur qetesine por Rizvan  ka shpetuar Teuten.
Ne fund edhe durrsaket kane patur dy mundesi per te barazuar por Mocka eshte treguar i gatshem per te pritur gjuajtjet e lojtareve te Teutes.

Pirro Nika

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit