HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Levizjet / Zyrtarizohet kalimi i Bakaj tek Dinamo e Bukureshtit
nga AlbaniaSoccer   E martë, 01 Shkurt 2011 23:26   pdfShtypEmail
elis_bakaj1Sot eshte bere zyrtare transferimi i bomberit tone Elis Bakaj tek Dinamo e Bukureshtit. Skuadra e kryeqytetit te Rumanise i pagoi nje shume prej 280 mije eurosh ekipit te Dinamos se Tiranes dhe i ka siguaruar nje rroge prej 10 mije eurosh ne muaj plus premiot dhe bonuset e tjera per sasine e golave qe 23 vjecari i kombetares shqipetare Elis Bakaj do te shenoje. Tratativat kishin kohe qe kishin filluar, por vetem sot te dyja klubet bejne te ditur akordin midis tyre. Per kete kalim te Dinamo e Bukureshtit nje rol shume te rendesishem ka luajtur menaxheri Suljeman Demollari dhe i ati i sulmuesit Bakaj. Pas ndeshjes dhe golit te shenuar nga Bakaj ai ka falenderuar gjithe Dinamovitet dhe sot ne oret e para te mengjesit eshte nisur drejt kryeqytetit Rumun.

Skerdilajd Sulozeqi

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit