HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Shkumbini-Elbasani 3-2
nga AlbaniaSoccer   E premte, 11 Shkurt 2011 17:20   pdfShtypEmail

shkumbini_gol_Derbi i qarkut te Elbasanit Shkumbini-Elbasani edhe pse u luajt pa tifoze, u zhvillua nje loje e bukur dhe shume me e fort sesa pritej. Loja filloi me mire per miqte e Elbasanit ku ne minuten e 7-te,shenoi Merxha. Loja u intensifikua nga te dyja ekipet, por ne minuten e 20-te, sulmuesi Boshnjak Altin Gerbovic barazon rezultatin. Ne minutat ne vazhdim Shkumbini ka treguar nje loje me te mire ku ne minuten e 30-te, mesfushori Roland Dervishi qe ne kete ndeshje ishte aktivizuar ne sulm nga trajneri Daiu pas nje kundersulmi arriti te gjuaje ne porte duke mposhtur portierin mik. Duke sulmuar serish peqinasit marrin nje goditje denimi, por mbrojtesi Serb Mujdragic pasi kishte marr nje karton te verdhe ne min e 12-te, ben nje nderhyrje te lehte dhe arbitri nuk ngurron dhe i nxjerr te verdhin e dyte dhe detyrimisht te kuq.

Nderkohe gjithe stafi i Shkumbinit u irritua, nder keta dhe deputeti dhe presidenti
i nderit Dashnor Sula qe me shume te drejte u revoltua se tepermi. Ne minuten
e 40-te, pas nje nderhyrje nga nje lojtar I Elbasanit kunder sulmuesit Gerbovic,
gjyqtari i akordon karton te verdhe.

Pjesa e dyte filloi me nga nje zevendesim nga te dyja ekipet. Loja nis furishem nga te dyja skuadrat, por u dallua me shume ekipi i Shkumbinit qe megjithese ishte me nje lojtare me pak. Ne minuten e 66-te, vjen dhe goli i trete per vendasit nga sulmuesi me i mire i tyre, Gerbovic qe i cili pas nje gjuajtje shume te buk ur nga jashte zone shenoi. 5 minuta me vone Daiu nxjerr Gerbovic. Minuten e 78-te, mbrojtesi tjeter Gurdijeljac merr karton te verdhe pas nje nderhyrje te ashper ne dem te kundershtarit. Ne min e 87-te, merr dhe nje lojtare i Elbasanit karton te verdhe dhe ky per loje te ashper. Ne min e 89-te vjen goli i dyte per miqte nga Bakiu. Per minutat e mbetura vendasit e ruajne shume mire lojen ku rrezikojne dhe me Gjylen. Keshtu mbyllet dhe kjo pjese e dyte dhe e gjithe ndeshja. Ku mund te themi se Shkumbini e meritoi fitoren, pasi luajti shume me mire, rrezikoi me shume dhe u mbrojt me mire pasi ishte dhe me 10 lojtare.


Skerdilaid Sulozeqi
 


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit