HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Skenderbeu-Laci 2-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 12 Shkurt 2011 22:22   pdfShtypEmail
Vauajtje pa fund per Skenderbeun ne fushen e tij. Arrin te marre nje fitore e cila nuk bind per te qene kampion,  ashtu sic kerkojne ata. Keto 90-minuta konfirmuan Skenderbeun si ekipi  i cili  ka vetem fitore ne fushen e tij,  fitorja e 10-te per ta. Ekipi i Lacit e nisi  mire lojen duke arritur te shenoje i pari, por minutat  ne vijim i  dhane Skenderbeut te “drejten” per te qene ai  Fitimtari. Goli i  pare i  ketij takimi  erdhi nga Hysa per miqte te cilet happen serine e golave ne kete mbremje me  Projektore. ME pas erdhi momenti i  korcareve te cilet zgjuan sulmet e tyre me treshen sulmuese Soza, Muzaka dhe Cikalleshi, te cilet krijojne volum te madh perpara, por vendasit nxitohen shume dhe tregohen te paqarte perpara Vashakut. Me rezultat 1-0 per miqte mbyllet pjesa e pare e cila le shume per te deshiruar per vendasit dhe per te enderruar per lacianet.
Pjesa e dyte.
Pese minutat e para te kesaj pjese e gjejne Skenderbeun ne sulm ku  ne keto minuta relizohen gjashte goditje nga kendi. Te dy  trajneret respektive bejne freskime ne fushen e lojes por deri me tani loja qendron ne favour te lacianeve qe po  mbronin me fanatizem golin e shenuar nga vete ata.
Skenderbeu_golLoja ndryshon kurs sepse Laci mbetet me dhjete futbolliste pasi Vucaj merr kartonin e dyte te verdhe ne minuten e 75-te. Gjithcka kthehet ne favour te Skenderbeut ku ata perfitojne nga magnesite e kundershtarit ne fushe. Vendasit sulmojne me teper force dhe arrijne te gjejne goline  barazimit ne minuten e 77-te me ane te shtatlartit Sefa. Kaq u mjaftoi korcareve per te gjetur shpresen e fitores edhe ne kete takim. Miqte mundoheshin me cdo kusht qe te mbronin te pakten piken e vetme por kete ua “vodhi” Gjergji Muzaka nje minute perpara perfundimit te takimit duke shenuar. Shifrat kalojne ne 2-1 per Korcaret, te cilet me kete fitore arrijne -5 pike nga kreu, duke pritur nje gabim te rivalit kryesor diten e neserme ndaj Vllaznise.

Shenues: Sefa 77', Muzaka 89' / Hysa 14'
Skenderbeu: Shehi, Fagu, Bicaj (Topalli 89'), Grabic, Markovic, Biskup (Jolic 45'), Sefa, Shkembi, Muzaka, Cikalleshi, Soza (Bratic 40'). Trajner: Sh. Muca
Laci: Vashaku, Doku, Buljan, Rexha (Mustafaraj 54'), Vidakovic, Milenkovic, Kaja, Vucaj, Mile (Dragicevic 66'), Selimi, Hysa (Karaozic 87'). Trajner: S. Nica
Gjyqtare: B. Pashaj, R. Avdo (Tirane), P. Puto (Gjirokaster)
Gjyqtar i IV: T. Latifi (Gjirokaster)
Vezhgues: M. Allkja (Elbasan)
I deleguar i F.Sh.F: Vasillaq Zeri
Kartone te verdhe: Jolic, Bicaj, Sefa / Buljan, Vidakovic, Vucaj (2), Mile, Hysa, Mustafaraj
Karton i kuq: Vucaj

Besi Donati

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit