HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Kastrioti-Besa 2-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 19 Shkurt 2011 17:50   pdfShtypEmail
Ndeshja Kastrioti-Besa filloi ne oren 13:00 ne stadiumin e boshatisur te qytetit te Krujes pasi dhe kete jave ky stadium ishte i denuar qe Kastrioti te luante pa pranine e tifozeve. Loja filloi e qete dhe e kujdesshme nga te dyja ekipet. Mbas minutes se 10-te te takimit loja filloi te merrte nje tjeter zhvillim ku te dyja ekipet filluan te luftonin fort dhe sidmos ne mesfushe dhe me sulme nga krahet ku Dos Santos per Besen dhe Stojanovic per Kastriotin ishin me te rrezikshem por pa harruar Kastrioti_golAlikaj dhe Sefen qe ishin shume te rrezikshem per mbrojtjet rrespektive. Ne minuten e 25-te mbrojtesi i Beses Jakupi ben nje nderhyrje te ashper ne dem te kundershtarit ku gjyqtari kryesor Albano Janku nuk ngurroi ta ndeshkonte. Loja intesifikohet ku Kastrioti e kerkonte me shume golin. Me i vendosur duke shfryteauar mire rastet ne sulm ku sulmuesit e tyre goditen 2 here tranversen praktikisht ne minuten e 29-te dhe 34-te por dhe nje shtylle ne minuten e 38-te, kastriote tregoi me shume kerkim per golin. Me pas 3 raste te tjera vijuan me gjuajtje ne kuadrat ku portieri Kotorri beri disa pritje te mrekullueshme. Ne minuten e 43-te Kastrioti shfrytezoi nje aksion model qe u konkretizua me krosin e Alviz ne zone dhe devijimin e topit nga mbrojtesi Djarmati. Me kete rezultat mbyllet pjesa e pare.  

Pjesa e dyte nisi e vrullshme ku pas 3 minuta loje, sulmuesi i Kastriotit Kalari pasi i vjen nje top nga e djathta ai u fut ne zone bukur nga e majta dhe me nje gjuajtje te bukur shenoi duke dyfishuar rezultatin. Loja vazhdonte e tensinuar.Pese minuta me vone vjen goli i Beses me ane te Shtinit te sapofutur me nje goditje te bukur me koke brenda zones. Mbas kesaj minute kemi pare vetem ndalesa, faulla, zenka dhe ndeshkime. Ne nje moment, skuadra e Kastriotit ka shenuar edhe golin e trete qe u anullua nga gjyqtari anesor per pozicion jashte loje, qe nuk u prit mire nga trajneri Ndreu. Loja vazhdon me shume korne dhe me shume faulla por pa sjelle ndryshim te rezultatit. Sefa eshte shume kerkues por pa sjelle rezultatin pozitiv.Gjate gjithe pjeses se dyte te bente pershtypje qendrimi i presidentit te Beses Nexhat Bizhdili i vrenjtur dhe pa nxjerre asnje fjale,gje e cila ndodh rralle per te pasi shpesh here e kemi pare shume aktiv por kete here dukej si i dorezuar.

Skerdilaid Sulozeqi

busy
komente