HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Laci-Kastrioti 3-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 06 Mars 2011 23:02   pdfShtypEmail
laci_golLaci ka marre nje fitore te merituar ne shtepi duke mposhtur Kastriotin me rezultatin 3-1.
Vendasit kane shenuar shume shpejt me ane te Selimit qe ne minuten 18-te kane derguar me koke topin ne rrjete. Kurbinasit qe ne minutat e para kane qene agresive ne fushe duke pasur dhe mbeshtetjen e tifozeve te shumte. Lojtaret e Stavri Nices me te qarte ne lojen e tyre kane bere krutanet te terhiqen ne thellesi te gjysemfushes se tyre. Goli i shpejte i ka dhene dhe nje avantazh psikologjik. Goli i dyte dhe i sigurise ka ardhur pa mbaruar pjesa e pare. Dragicevic ka shenuar me koke ne minuten e 40-te.
Kastrioti ne fillim te pjeses se dyte eshte munduar te reagoje dhe nje gjuajtje e rrezikshme e Alikaj ka vene ne prove portierin e Lacit. Ne minuten e 76-te, i riu tiranas Vilfor Hysa ka shenuar nje supergol me nje goditje te forte dhe dergon topin ne rrjete per here te trete.
Kurbinasit ne minutat e mbetura kane administruar lojen te qete dhe vetem ne minuten e fundit shtese Piskor ka shenuar nga pika e bardhe e penaltise golin e nderit.
Me kete fitore Laci i afrohet zones qe e con ne Europe ndersa Kastrioti rrezikon shume pozitat ne fund te tabeles.
Pirro Nika

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit