HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Besa - Skenderbeu 0-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 12 Mars 2011 19:58   pdfShtypEmail
besa_fitoreNdeshja midis Beses se Kavajes e cila pretendon per te dale nga zona e ftohte dhe SKenderbeut i cili  pretendon per te marre titullin kampion eshte mbyllur ne shifrat 0-0. Ne kete takim  te dyja skuadrat nuk kane dale fitimtare sepse secilit prej ketyre ekipeve i nevojitej  fitorja, por qe ne kete rast mungoi.
Skenderbeu gjate gjithe 45 minutave te para qarkulloi me dendur topin dhe morri lojen ne administrim. Po ndersa volumi i takoi miqve, nuk mund te thuhet e njejta gje per rastet qe ata krijuan. Ka qene nje pjese e pare e varfer ne raste e kjo edhe per njefare frike te Beses qe nuk rrezikoi shume ne sulm, por shihej me e motivuar ne ngushtimin e hapesirave te sulmit mik.Mbrojtia kavajase sot ishte ne top forme. E kur flasim per sulmin korcar Muzaka dhe Soza pjesen e pare ishin thuajse jashte vlerave te tyre te njohura. I vetem Shkembi u mundua mjaft te furnizonte me topa te gjate Sozen e Muzaken, por mbrotja e Beses e pati te lehte ti bllonkote. Si rralle here Fagu, Arapi u pane shume pak te ndihmonin sulmin, i cili nuk arriti qe te rrezikoje asnjehere seriozisht porten e Beses ne 45- minutat e para. Ndersa ne sulmin kavajas ai qe mbetetej me i rrezikshem ishte Dos Santos e shpeshhere ne shpejtesine e tij vinte ne rrezik mrbojtjen e Skenderbeut, qe megjtihe perpjekjet nuk e perballonin shpejtesine
e tij. Fakti qe nuk pati gola dhe shume raste ne pjesen e pare ishin edhe si rezultat i tensionit qe ekzistonte ne te dyja skuadrat, qe nuk dolen ne asnje moment ne lojen e tyre me te mire.Pjesen e dyte nisi po me kete epersi te Skenderbeut ne volumin e lojes, por nuk vijoi e tille ne 20 minutat e fundit te takimit. Korcaret ne fillimin e kesaj pjese te dyte do te perpiqeshin qe te kishin nen kotnroll ndeshjen, por Besa qe kishte ende energji per te shpenzuar i doli perballe dhe filloi ta sulmone. Pas minutes se 70- verdhezinjte duke pare se Skenderbeu nuk kishte ate kundesulm qe pritej, mendoi ta fitonte takimin. Futja ne loje e Nores rriti fuqishem manovresn sulmusse te Beses dhe ne tre raste Besa duhet dhe mund te kishte shenuar. Rastet e minutave te fundit te Sefes, vecmas ato te Nores e Dos Santosit patjeter duhet te prodhonin nje gol per verdhezinjte. Ne minuten e 92' Dos Santos i vetem dheshume afer portes nuk arriti te godase, duke humbur rastin e arte te kesaj ndeshjeje. 
Ky takim pervecse lojes shume te forte u vleresua dhe per menyren e ndertimit te skuadrave nga te dy trajneret sepse sic dihet nje vit me pare Gerti  Haxhiu  ishte trajner i  Skenderbeut dhe Shpetim Duro trajneri i  Beses. Barazimi hodhi  poshte te gjitha aludimet per trukim dhe me te vertete sot fitoi  futbolli pervec barazimit te dy ekipeve ne fushe.

Andi Kodra

busy
komente