HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Blendi Shkembi: Shpresojme te jemi per shetitje si mendon Flamurtari
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 11 Prill 2011 00:13   pdfShtypEmail
bledi_shkembiLojtari kryesor i Skenderbeut kapiteni Blendi Shkembi ka folur ne lidhje me kampionatin dhe rivalin e drejtperdrejte Flamurtarin: "Jemi ne rruge te mbare dhe shpresojme te vazhdojme keshtu. Nuk e kemi mendjen tek rivalet tane, po vazhduam keshtu frytet do na vijne. Flamurtari eshte ne vend te pare dhe me merite. Ata kane nje ekip shume te mire por kjo gje s'me ben te mendoj dhe te shpresoj qe ne nuk do te jemi kampione.Te dy keto qytete Vlora dhe Korca jane bere "hasem", por nuk duhet te jete keshtu sepse futbolli ka rivalitet por ne kuptimin e mire sepse eshte loje edukative. Lidhur me akuzat e vlonjateve per ndeshjen tone te ardhshme qe ne do te shkojme per shetitje ne Tirane, shpresoj te jete keshtu qe mos te lodhemi, por s'besoj te jete keshtu. Ne do luftojme deri ne fund sepse kemi grup dhe jemi ne kushte te mira fizike dhe psikologjike", perfundon kapiteni i Skenderbeut Shkembi.

Andis Shoshi

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit