HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Shkumbini-Flamurtari 2-1
nga AlbaniaSoccer   E premte, 15 Prill 2011 21:05   pdfShtypEmail
shkumbini_gol_stad_peqinFlamurtari eshte dorezuar ne Peqin duke u mundur dhe leshuar vendin e pare. Kete pozicion e mbanin qe nga java e pare e kampionatit. Shkumbini ka marre tre pike te cmuara duke u larguar nga fundi i tabeles se klasifikimit. 2-1 kane fituar vendasit me gola te Mustafajit ndersa per vlonjatet golin e vetem qe dha pak shprese ne fund e shenoi Franc Veliu.
Ndeshja e luajtur ne fushen sportive te qytetit te Peqinit eshte karakterizuar nga nje loje e forte me shume raste ne portat respektive dhe dyluftime te ashpra. Atmosfera ishte elektrizuese dhe numri rekord ne shkallet e stadiumit ka bere qe dhe lojtaret te viheshin nen presion. Qe ne minutat e para eshte luajtur futboll i bukur. Shkumbini ka pasur nje mundesi te arte me Mustafajin qe ka dale i vetem perballe Mockes, por portieri vlonjat e ka ndalur duke bere mrekulline. Roshi disa minuta me vone ka vene ne prove portierin Bejte qe ka pritur dhe ai mrekullisht. Pjesa e pare mbyllet me porta te paprekuara. Ne te dyten goli vjen shume shpejt. Mustafaji ne minuten e 57-te ka perfituar nga nje rremuje ne zone dhe ka gjuajtur fort duke cuar ne kembe gjithe tifozerine peqinase. Flamurtari ne shok psikologjik e ka te pamundur te reagoje dhe sheh si vendasit marrin zemer. Nje 11-metersh i dyshimte ka acaruar pankinen e peqinasve qe pretendonin per penallti. Goli i dyte eshte shenuar ne minuten e 73-te kur Kuli gjuan ne porte dhe Mocka e grushton por Mustafaj me shume fat sheh topin ti vije ne kembe dhe shenon per here te dyte. Flamurtari ne nje dite te keqe ben shume pak per te shmangur humbjen. Golin e vetem per vlonjatet e shenoi Franc Veliu ne minuten e 93-te pas nje goditje denimi por nuk kishte kohe per te ndryshuar me teper. Shkumbini me keto tre pike eshte ngjitur ne vendin e shtate me 35 pike ndersa Flamurtari le vendin e pare per Skenderbeun qe tani ka dy pike me shume.

Enea Shtrepi

busy
komente