HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Flamurtari-Tirana 2-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 30 Prill 2011 17:22   pdfShtypEmail

flamurtari_golFlamurtari ka fituar perballe Tiranes duke regjistruar fitoren e 16-te ne shtepi ne po kaq ndeshje te luajtura.

Pjesa e pare ka filluar me nje gol te cilin Sebino Plaku e ka realizuar pa kaluar as disa sekonda nga vershellima e pare e gjyqtarit Janku. Me nje kthese spektakolare sulmuesi ka goditur ish skuadren e tij dhe zhbllokuar rezultatin.  Tirana edhe pse nuk e priste te pesonte kaq shpejt mundohet te luaj dhe futbollistet e kesaj skuadre luftojne fort per cdo top. Si per t’ja prere krahet Daniel Xhafa shenon golin e dyte me nje gjuajtje te thate brenda zones duke dyfishuar rezultatin. Dukej se do te kishte nje goleade por Tirana mbledh veten dhe riparon shume shpejt gabimet ne mbrojtje. Pejic shenon nje gol por per gjyqtarin anesore ishte pozicion i parregullt edhe pse dukej qe Pejic ishte ne pozicion te rregullt. Dy minuta me vone ne te 20-ten, Pejic ka shenuar gol me nje gjuajtje te forte brenda zones. Flamurtari ka pasur disa raste te tjera por Lika ka shpetuar porten e tij. Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 2-1.

Ne te dyten ndeshja nuk ka qene njesoj dhe te dyja skuadrat me shume jane perplasur ne mesfushe se sa kane krijuar raste per shenim. Gabime te medha ne mesfushe dhe dyluftime te forta kane bere qe lojtaret e dy skuadrave te marrin dhe kartona te verdhe.Tirana me shume mungesa e ka pasur te veshtire te beje dicka per te barazuar ndeshjen dhe ne fund Janku ka mbyllur ndeshjen ne rezultatin 2-1.

Pirro Nika


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit