HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Laci-Vllaznia 1-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 11 Shkurt 2012 12:25   pdfShtypEmail

laciLaçi e ka nisur ne mënyrën me te mire fazën e dyte te superliges ne futboll duke fituar përballe Vllaznise ne startin e javës se XIV. Ne stadiumin e Krujës qe luhej si rezultat i dënimit te Laçit për ti zhvilluar ndeshjet jashtë fushe dhe pa pranine e tifozëve deri ne fund te sezonit, kurbinasit fituan me rezultat minimal 1-0, por mjaftueshëm për te dale nga kjo ndeshje me tre pike.

Golin e vetëm për skuadrën e Përparim Daiut e shënoi Vilfor Hysa qe ne minutën e 6-të te takimit. Edhe ne këtë sfide shkodranet treguan se kane shume probleme ndërkohe emrat e merkatos se janarit te afruar ne skuadër si Bernovic Jablan Moreno e Vuk nuk treguan asgjë ne këtë takim.

Tekniku i kuqebluve Rudi Vata nuk po arrin te gjeje formulën fituese duke pësuar humbjen e dyte te vitit pas asaj ne kupe kundër Flamurtarit. Me këtë fitore Laçi barazoi Tomorin me pike 11-te, ne vendin e 11-te, pasi 6-pike i janë hequr nga komisioni i disiplinës. Ndërsa Vllaznia vazhdon te mbaje vendin e 8-të ne kuotën e 17-pikëve.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit