HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Play-out/ Besa rikthehet mes me te mireve
nga AlbaniaSoccer   E premte, 18 Maj 2012 20:54   pdfShtypEmail

BESA_festSkuadra e 12-të e Superligës u përcaktua dhe ajo do të vijë nga Kavaja. Besa bëri një rrugë të gjatë deri në Korçë e kthim për të mundur 2-0 Kamzën dhe për të siguruar ngjitjen në elitë.

Skuadra verdhezi pati epërsi thuajse gjatë gjithë 90-minutave të këtij takimi përcaktues plej auti duke shënuar fillimisht me anë të Elton Roshit ne minute e 17-te, ndërsa për të dyfishuar rezultatin mendoi Meglid Mihani në pjesën e dytë, pas një kundërsulmi të saktë dhe të shpejtë.

Kamzalinjtë, që vinin në përballje si ekip i një kategorie më lart, nuk arritën ta mbronin një emër të tillë, duke mos gjetur dot asnjë përgjigje për lojën e një Bese më të etur për të mos vazhduar më në Kategorinë e Parë, pas një sezoni të vështirë.

Fundi, pra ishte një festë e tifozëve të shumtë të ardhur nga Kavaja dhe e futbollistëve në fushë që gëzuan bashkë me trajnerin e tyre peqinas, Gugash Magani, njeriu që vjet iu afrua titullit të Superligës me Flamurtarin e Vlorës.

Tashmë mbeten edhe dy takime të tjera në plej aut, të cilat do të luhen të ndara në dy ditët e fundjavës. Së pari, të shtunën në “Qemal Stafa” do të ndeshen Tomori i Beratit me Besëlidhjen e Lezhës, ndërsa të dielën, në “Niko Dovana” të Durrësit do të jetë derbi i Myzeqesë, mes Apolonisë së Fierit dhe Lushnjes. Të dyja nisin në orën 16:30.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit