HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 25 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Flamurtari/ Shkarkohet Shkelqim Muca
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 27 Gusht 2012 21:09   pdfShtypEmail
shkelqim_muca

Barazimi 1-1 në fushë asnjanëse me Bylisin i ka kushtuar vendin e punës trajnerit të Flamurtarit Shkëlqim Muça. Të hënën pasdite drejtuesit e Flamurtarit kanë vendosur që të ndërpresin marrëdhëniet me trajnerin Muça, ku padyshim shkaku është fillimi i dobët me Bylisin.

Mbase në këtë vendim të drejtuesve kanë ndikuar edhe polemikat me lojtarëve të larguar si Progni, Gentian Muça, Brahja, Sakaj, Çela etj, që si lajtmotiv kishin: Na largoi trajneri, sepse kërkon të mbajë vetëm lojtarët e tij, ata që paguajnë. Gjithsesi në kohën që dolën këto polemika drejtuesit u radhitën në kahun e trajnerit, por të hënën kanë vendosur që ta shkarkojnë.

Dihet se Flamurtari ka qenë shumë aktiv në merkato duke shpenzuar miliona, me synimin e vetëm sjelljen e titullit kampion në Vlorë, por starti me Bylisin nuk ka qenë për kampion, gjë e cila ka ndikuar edhe në shkarkimin e trajnerit Shkëlqim Muça. Nuk është vendosur se  kush do të jetë pasardhësi i Muçës, menjëherë kanë nisur të qarkullojnë emra të ndryshëm, ku midis tyre është edhe emri i trajnerit të Tiranës, Hulian Rubio.


busy
komente