HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Trajneret/ Dede : Tre pike shume te rendesishme, Lika : Gabuam te gjithe si ekip
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 03 Shtator 2012 14:00   pdfShtypEmail

nevil_dede_1Nevil Dede (Luftetari) : Ishin tre pike te rendesishme duke pare qe luajtem kunder nenkampioneve. Ne beme punen tone dhe realizuam objektivin. Nuk dua te vecoj disa emra, port e gjithe grupin grupin. Kam bindjen qe ky grup lojtaresh do te jene surprizat e superliges duke pare qe shume lojtare debutojne ne superlige. Lojtaret i zbatuan detyrat dhe e mposhtem Teuten bindshem pervec ne disa raste qe u vume nen presion, por me kohe do marrim eksperiencen e duhur dhe do permiresohemi edhe ne kete aspekt. Jam gjithashtu i kenaqur nga shenimi i shumte i golave edhe pse nuk kemi investime te medha rezultati tregon qe puna jep frytet e veta. Tani duhet te mendojme vetem per ndeshjen e ardhdhme dhe mos te entuziazmohemi shume.

Hasan Lika (Teuta) : Humbem nje ndeshje te veshtire. Ekipi kundershtar na ndeshkoj ne tre raste me goditje standarte dhe mendoj se ky ishte gabimi jone me i madh. Nuk mund te fajesoj vetem mbrojtjen sepse gabuam te gjithe si ekip. Kur nuk luan ekipi edhe mbrojtja vuan presionin e kundershtareve. Duhet te vazhdojme punen pa u demoralizuar sepse besoj se ky rezultat na ndeshkoj me teper se meritonim.

Kel Naraci


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit