HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Zyrtare/ Artur Lekbello, trajner i Tiranes
nga AlbaniaSoccer   E premte, 14 Shtator 2012 20:21   pdfShtypEmail

tirana_stervitje_thumbArtur Lekbello është trajneri i ri i Tiranës. Në këtë mënyrë, bardheblutë ia besojnë stolin deri në fund të sezonit një njohje të vjetër të klubit, me besimin se 46-vjeçari nuk do të ketë asnjë lloj problemi me ambientimin në skuadër kryeqytetasve.

Kjo prej faktit se Lekbello është një prej emrave që kanë shkruar historinë me klubin e Tiranës. Ai ka mbrojtur ngjyrat bardheblu nga viti 1986 deri më 1991-shin, duke fituar dy tituj kampionë të Shqipërisë në sezonet 1987–1988 dhe 1988–1989.


Prej paraqitjeve te Tirana, lojtari i njohur me epitetin “Tushe” fitoi një vend edhe në Kombëtaren shqiptare, ku ka luajtur 30 ndeshje pa shënuar asnjë gol. Në vitin 1991 Lekbello u largua drejt Greqisë, ku vazhdoi aventurën te Arisi i Selanikut, klub me të cilin u aktivizua deri në vitin 1998.


Emri i 46-vjeçarit u zgjodh mes një liste të ngushtë kandidatësh potencialë të përzgjedhur nga drejtuesit e klubit bardheblu. Mes alternativave aty ishin Antonin Naçi dhe Edvin Murati, por edhe kandidatë të huaj si maqedonasi Gjorgji Jovanovski dhe kroati Zoran Vuliç.


Por në fund garën e fitoi Lekbello, që ka detyrën të udhëheqë skuadrën drejt titullit kampion. Ndërkohë, tashmë skuadra do të jetë e përqendruar vetëm te rezultatet në fushë, sepse më në fund pas afro tre javësh ka marrë fund edhe telenovela për stolin, ku në krye ka qëndruar drejtori teknik, Alban Tafaji pas largimit të tenikut spanjoll Hulian Rubio.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit