HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Luftetari-Flamurtari 2-3, Memelli “ringjall” Flamurtarin
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 27 Tetor 2012 18:12   pdfShtypEmail

migen_memelli__al_faysalyFlamurtari është rikthyer. Fitorja në Kupën e Shqipërisë me Besën nuk ishte e rastësishme, pasi tashmë vlonjatët regjistrojnë një fitore të jashtëzakonshme edhe në fushën e Luftëtarit. Në Gjirokastër, kuqezinjtë e drejtuar nga Hulian Rubio kanë fituar mes ankthit, pasi deri në minutat e fundit të takimit rrezikonin seriozisht të ktheheshin në Vlorë duarbosh.

Kjo për faktin se gjirokastritët e drejtuar nga Nevil Dede e kanë parë veten dy herë në avantazh. Në të 8-ën Shenaj dhe në të 61-tën Liçaj shënuan për Luftëtarin, falë edhe gabimeve të pafalshme të portierit Koliçi. Megjithatë, Flamurtari është përgjigjur falë një Migen Memelli në super-formë dhe me tre gola thuajse identikë. Bomberi ka shënuar në minutat 59 dhe 84, duke barazuar dy herë rezultatin, ndërsa në minutën e katër shtesë të ndeshjes, ai ka vulosur edhe rrjetën e triumfit të skuadrës bregdetare.


Ndeshja është karakterizuar nga reshjet e dendura të shiut, ndërsa të dyja skuadrat e kanë mbyllur sfidën me nga 10-lojtarë, pas kartonëve të kuq për Mersinin e Luftëtarit dhe Arbërin e Flamurtarit. Me këtë fitore shumë të rëndësishme, vlonjatët ngjiten në vendin e tetë, në kuotën e 9-pikëve.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit