HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 20 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Laçi fiton 2-1 përballë Besës
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 09 Shkurt 2013 01:00   pdfShtypEmail

laci_golPërkohësisht në vendin e dytë.

Gjysma e mbetur e kampionatit ka nisur në mënyrën më të mirë për Laçin.

Skuadra e Nicës fitoi 2-1 në transfertën me Besën, të zhvilluar në fushën asnjëanëse të Peqinit.

As fakti që luajtën për shumë minuta në inferioritet numerik nuk i ndali kurbinasit.

Kapiteni Vucaj u largua nga loja pas një ndërhyrje pa top ndaj kundërshtarit.

Gjesti i lojtarit të Kombëatres nuk është toleruar nga gjyqtari Sino dhe menjëherë më pas Besa konkretizoi epërsinë.

Sefa në të 37-ën kaloi kavajasit në avantazh, duke dërguar me kokë në rrjetë një top të harkuar nga e djathta.

Laçi nuk është dorëzuar. Përkundrazi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë gjen barazimin me Emiljano Çelën.

Sapo ka nisur fraksioni i dytë i ndeshjes, miqtë kaluan në avantazh. Kjo falë një 11-metërshi të dyshimtë të Abraham ndaj Emurllait.

Zefi nuk gabon nga pika e bardhë.

Në minutat e mbetura, Besa provon në të gjitha mënyrat, duke shpërdoruar edhe disa raste të mira, ku vendimtar ishte portieri Bakaj.

Me fitoren e arritur, Laçi ngjitet në kuotën e 24 pikëve dhe për momentin është ndjekësi më i afërt i Skënderbeut në Superligë.


busy
komente