HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Kukesi-Flamurtari 6-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 28 Prill 2013 14:10   pdfShtypEmail

kukesiKukësi ka prekur ëndrrën dhe siguruar pjesëmarrjen në Europë pas fitores tenistike përballë Flamurtarit me rezultatin 6-1. E pabesueshme por e vërtetë. Në stadiumin “Zeqir Ymeri” në praninë e 6 mijë të pranishmëve, skuadra e Cungut ka shkëlqyer me plotë kuptimin e fjalës duke realizuar një goleadë. Verilindorët e drejtuar nga një shkodran, Armando Cungu, I ndihmuar nga një emër i njohur i futbollit tonë, Sulejman Starova, kanë treguar javë pas jave se nuk janë më kot në këto pozita, por me plot meritë. Konfirmimin e kësaj e bënë në mënyrën më të mirë të mundshme edhe në ballafaqimin direkt për Europën, njëlloj finaleje për këtë objektiv, ndaj Flamurtarit. Allmuça ka shënuar në dy raste, e pas tij Hoxha një tjetër dopietë, Progni e Popoviç. Për Flamurtarin, golin e nderit e ka realizuar Muzaka. Në Vlorë kanë prekur dështimin pas kësaj ndeshje të humbur. Flamurtari ka mbetur jashtë Europës dhe tani pritet furtunë me gjoba dhe masa ndëshkuese për lojtarët.

Në takimet e tjera të luajtura për javën e 24-të nuk ka patur rezultate surprizë.

LUFTËTARI – TOMORI 2-2
Golat: Fonseka 32′ (pen), Lluka 38′ / Muxhaj 7′, Fonseka 10′ (aut)
Gjyqtarë: B. Ziri, E.Veseli, K.Vargu

LAÇI – SHKUMBINI 1-0
Golat: Ndreka 62′
Gjyqtarë: B.Pashaj, R.Cokaj, Preci

BYLISI – TEUTA 1-2
Golat: Bakiu 30′ / Jakupi 60′, Hodo 67′
Gjyqtarë: K.Meta, E.Bicaku, G.Qirici

APOLONIA – TIRANA 0-0
Gjyqtarë: D.Jubica, D.Salaj, M.Dervishi

VLLAZNIA – BESA 0-1
Golat: Berisha 67′
Gjyqtarë: E.Jorgji, E.Ganxhi, A.Mahmuti


busy
komente