HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 23 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Tirana/ Nevil Dede konfirmohet dhe për dy edicionet e ardhshëm
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 06 Maj 2013 16:01   pdfShtypEmail

nevil_dede_1Tirana ka vendosur që trajneri Nevil Dede të vazhdojë edhe më tej, të paktën edhe sezonin e ardhshëm.

Ish-kapiteni ka firmosur të shtunën një kontratë 2-vjeçare me klubin, madje jepet edhe shifra prej 6 milionë lekësh të reja në sezon si rrogë.

Skuadra nën drejtimin e Dedes nuk arriti të kualifikohej për në Ligën e Europës, por problemet më të mëdha ishin ato jashtë fushe dhe saktësisht vonesat në pagesa.

Në 10 ndeshje pati 5 fitore dhe 3 humbje, ndërsa u aktivizuan shumë lojtarë të rinj.

Gjithsesi, problem për Tiranën do të jetë mbajtja e lojtarëve kryesorë, si kapiteni Gilman Lika, pasi klube të tjerë si Skënderbeu, Flamurtari apo Vllaznia po interesohen për ta.

Përsa i përket sezonit të ardhshëm, Dede do të jetë i detyruar të mbështetet edhe më shumë tek të rinjtë, ndërsa gjendja financiare e klubit nuk besohet të përmirësohet kaq lehtë.

Një njeri ambicioz si ai do të donte titujt, ndonëse me këtë Tiranë nuk dihet a do t’i synojë dot shpejt.


busy
komente