HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Vllaznia/ Ervis Kraja : Shkodranët do luajnë me zemër dhe rezultatet do të vijnë
nga AlbaniaSoccer   E diel, 07 Korrik 2013 20:54   pdfShtypEmail

ervis kraja teutaMbrojtësi i Vllaznisë Ervis Kraja në një prononcim për Albaniasoccer.com, ka folur për situatën aspak të këndshme që po kalon ekipi.

“ Pavarësisht problemeve që ka ekipi i Vllaznisë ne jemi bashkuar për të mos e lënë në baltë këtë emër të madh të futbollit Shqipëtar dhe në të njëtën kohë ekipin tonë të zemrës. Nesër në orën 18:00 do të bëjmë dhe stërvitjen e parë në stdiumin “Loro Boriçi”. Janë larguar gjithë mercenarët të cilët kanë menduar vetëm për lekët e jo për të luajtur me zemër duke mos e kuptuar për asnjë moment peshën e kësaj fanelle”.

“Jemi një grupë i mirë lojtarësh dhe të gjithë të dalur nga akademia e Vllaznisë. Duke filluar nga : Beqiri, Gocaj, Sykaj, Belisha, Bardulla, Hasani, Tafa, Karakaçi, Hajdari, Guri, Borshi, Dema, Halluni, Shtupina, Tafili, Kruja edhe ndonjë lojtar tjetër shkodran qe do vijë nga ekipet e tjera do ti bashkangjitet kësaj Vllaznie 100% shkodrane”.

“Respektë për tifozët tanë të cilët me të drejtë janë mërzitur shume me ekipin dhe i them që pavarësisht që ekipi s’do ketë blerjet e vjetshme do të jetë më mirë se sa sezonin e kaluar. Në fushë do të shikojnë lojtar që do luajne me zemër dhe që e dinë peshën e fanellës qe mban emrin Vllazni”.

“Besoj e bashkia do të na mbështesë më shumë se sa sezonin e kaluar dhe të gjithë kanë për tu suprizuar nga kjo Vllazni”, ka përfunduar bisedën e tij për www.albaniasoccer.com , mbrojtësi shtat-lartë Kraja.

Klevis BEJKOLLI


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit