HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 14 Nentor 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Vllaznia/ Agim Canaj:"Mbështetja e tifozerisë, vendimtare për suksesin e ekipit"
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 28 Shtator 2013 17:50   pdfShtypEmail

Pas fitore bindese qe ekipi i Vllaznise arriti ndaj Laçit, trajneri i skuadres Shkodrane, Agim Canaj u shpreh i kenaqur per lojen e skuadres si dhe shpjegoi se skuadra e tij duhet te vazhdoje te permiresohet per te qendruar ne luften per titullin kampion.

"Ne e njohim mire Laçin. Eshte nje ekip i konsoliduar dhe qe ka disa sezone rresht qe merr pjese ne kupat e Euvopes. Pikerisht, per keto dhe shume arsye te tjera ne e vleresuam shume ndeshjen. Taktikisht, i bllokuam kundershtarit tri pikat me te forta te tyre siç jane, Vucaj, Veliaj dhe Brkic. Gjithashtu, ekzekutuam suksesshem shpejtesine e lojtareve tone dhe arritem te shenonim 3 gola duke sshfrytezuar edhe gabimet e kundershtareve. Entuziazmi po shtohet tek tifozat por duhet te vazhdojme te qendrojme me kembe ne toke sespe takimin e rradhes ne mesjave do te perballemi me Skendertbeun qe eshte 3 here rresht kampion i Shqiperise dhe per te perballuar ekipe te tilla dhe kaq shpesh duhet kontingjent i mire lojatresh", theksoi Canaj i cili shtoi: "Shpresoj shume qe tifozat ne mesjave te na mbeshtesin ne mase sepse na duhet ngrohtesia e tyre. Ne po treojme qe po punojme seriozisht dhe rezultatet po vijne edhe pse per te folur per titull eshte ende heret. Skenderbeu dhe Kukesi akoma nuk kane shprehur vlerat e tyre reale. Ne duhet ne rrijme sa me afer kreut duke mos gabuar ne ndeshjet tona. Kampionati eshte me tri faza dhe eshte shume i lodhshem. Ekipi ka nevoje per shume gjera, por une po shoh qe cdo dite e me teper entuziazmi po shtohet ne ambjentin kuqeblu dhe drejtuesit po afrohen me ekipin. I bej thirrje tifozave qe te jene te shumte kunder Skenderbeut dhe ne te gjitha ndeshjet sepse kjo Vllazni do ti shperblej perkrahjen e tyre me rezultate. Siç e thash kemi nevoje per tifozat shkodrane sepse jane nje model i tifozllekut dhe fair play-in qe tregojne ne shkallet e stadjumeve. Duhet marre shembull nga ato", perfundoi prononcimin e tij trajneri i Vllaznise pas ndeshjes ndaj Laçit.


busy
komente