HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Maqedonia/ Nderim Nexhipi: Do ta ndihmoj Shkëndijën të shpallet Kampion
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 23 Gusht 2012 07:29   pdfShtypEmail

nderim_nexhipiShkupjani Nderim Nexhipi edhe pse me ngulim kërkohej nga Metalurgu, ai së fundmi ka vendosur që të kaloj në ekipin e Shkëndijës. Mesfushori do të luaj për tetovarët  1-vit me kusht që të lirohet kur të doje. Lajmin për arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar edhe sekretari i kuqezinjve, Fikret Shaqiri.

“Pas bisedave që patëm u morëm vesh për bashkëpunim njëvjeçar. Jemi të lumtur që kemi siguruar një futbollist të kalibrit të Nexhipit”, tha Shaqiri.

“Me drejtuesit e Shkëndijës kam pasur biseda frytdhënëse, kështu që ata plotësuan kërkesat e mija dhe unë vendosa të vë nënshkrimin tim. Jemi marr vesh që 1 vjet të mbroj ngjyrat kuqezi me mundësi që pas 6-muajve nëse kam oferta jashtë vendit të lirohem”, deklaroi Nexhipi, duke shtuar se ekipi i Shkëndijës është një klub i organizuar që ka një ndër fansat më të mirë në vend.

“Shkëndija i ka Ballistët, fansa këta që bëjnë atmosferë të shkëlqyer. Shpresoj se ata do të më presin mirë, kurse unë do të jap gjithçka nga vetja ti ndihmoj ekipit të tyre të zemrës duke fituar titullin, po pse jo edhe Kupën e Maqedonisë”, pohoi Nderim Nexhipi. Ndryshe, mesfushori shqiptar para se të nënshkruaj me Shkëndijën ishte shumë afër të angazhohet edhe tek ekipi i Beverenit, mirëpo në momentet e fundit dështon gjithçka.

Së fundmi Nderim Nexhipi ishte pjesë e skuadrës nga Azerbajxhani, Qarabagh.


busy
komente