HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 02 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Prishtina fiton Superkupën e Kosovës
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 10 Gusht 2009 23:30   pdfShtypEmail

prishtina_fiton_superkupa_2009_FC Prishtina në një atmosferë hipozante, të hënën në mbrëmje në stadiumin e qytetit në Prishtinë është shpallur fituese e Superkupës së Kosovës në Futboll, pasi ka mposhtur skuadrën e Hysit me rezultat (5:2).

Nga Veton Zymberi

Skuadra fituese e Kupës, Hysi e filloj më mirë takimin, por ju deshtë të pres deri në minutën e (45) që të kaloj në epërsi. Mbrojtësi i qendrës Driton Vokshi brenda zonës së rreptësisë luajti me dorë, kurse nga pika e bardhë i saktë u tregua Mentor Zhdrella. Skuadra e Hysit e filloj pjesën e dytë me epërsi minimale, por skuadra nga kryeqyteti ishte me e motivuar dhe në minutën e (63), arriti të barazoj rezultatin. Zëvendësuesi Astrit Fazliu, pas një depërtimi individual shënoj golin e parë për skuadrën “bardhekaltër”. Vetëm dy minuta me vonë i njëjti futbollistë shënoj me kokë për rezultatin (2:1). Skuadra e drejtuar nga Muharrem Sahiti arriti që të rikthehet në lojë në minutën e (70), përsëri ishte mesfushori Mentor Zhdrella që shënoj për skuadrën nga Merdari, por kësaj radhe nga goditja e lirë. Dy minuta me vonë mbrojtësi i Hysit, Bashkim Ahmeti e “kopjoj” mbrojtësin e Prishtinës, Driton Vokshin duke luajtur me dorë brenda zonës së rreptësisë, dhe i rikthyer në skuadrën e Prishtinës, Isuf Llumnica shënoj nga pika e bardhë. Zëvendësuesi Asstrit Fazliu edhe një herë në minutën e (79) “tmerroj” skuadrën llapjane, pasi shënoj golin e tretë në ndeshje. Rezultatin përfundimtar e vendosi, Isuf Llumnica pas një gabim të Qëndrim Kidës, duke shënuar për rezultatin (5:2). Këto dy skuadra ishin takuar edhe në finale të Kupës së Republikës së Kosovës, dhe skuadra e Hysit kishte dal me e suksesshme pasi shënoj fitore me rezultat (2:1).

Stadiumi i qytetit në Prishtinë

Shikues rreth 1000

Gjyqtarë: I.Kelmendi, B.Kpuska, N.Ibrahimi.

Kartonë të verdhë: Vokshi, Idrizi, Skeraj, Krasniqi, Fazliu (Prisht), Zhdrella, Ahmeti (Hys).

Kartonë të kuq: Maliqi (Prisht).

Prishtina: Statovci, Krasniqi, Vokshi, Idrizi, Ibrahimi (Mustafa), Maliqi, Dajaku, Kozhani, Llumnica, Skeraj (Fazliu), Saliagiq (Haliti).

Hysi: Neziri, Kida, G.Gashi, Ahmeti (Cacaj), Musolli (Haliti), D.Gashi, M.Zhdrella, Breznica, Islamaj, Osmani (Berisha), Zaberxha.

Thanë pas ndeshjes   

Besnik Kollari, trajner i Prishtinës: “Ishte një lojë e bukur. Lojtarët nga dëshira e madhe në pjesën e  parë nuk arritën t’i kryen detyrat. Pas pushimit, dhe këshillave e ndërrimeve arritëm që të rikthejmë rezultatin. I falënderoj tifozët e Prishtinës dhe ata të Hysit për atmosferën e krijuar”.

Muharrem Sahiti, trajner i Hysit: “Në pjesën e parë dominuam plotësisht. Në pjesën e dytë pësuam me gabime të mbrojtjes. Këto gabime ishin katastrofale që na kushtuan me humbje”. 

Astrit Fazliu, sulmues i Prishtinës: “Duke e parë rendësin e kësaj lojë kam menduar që mund të shënoj një herë, por jo tri herë sa shënova. Mendoj që me mërit e fituam ketë ndeshje”.

Isuf Llumnica, mesfushori i Prishtinës: “Hysi dominoj pjesën e parë, kurse ne në të dytë. Loja ishte e shkëlqyeshme, dhe mendoj që fituam me plotë mërit. Falënderoj tifozët e të dyja skuadrave për atmosferën e krijuar”.

Enis Zaberxha, kapiten i Hysit: “Ishte një lojë e mirë. Ne dominuam në pjesën e parë, por në pjesën e dytë gabuam në mbrojtje dhe pësuam disfatë. Prishtinës ja uroj fitoren”.


busy
komente