HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 20 Korrik 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombetarja nuk gjen stadium per stervitje
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 09 Gusht 2010 21:23   pdfShtypEmail

kombetarja_stervitjeKombetarja shqipetare ne diten e dyte te grumbullimit ne prag te miqesores me Uzbekistanin, ka hasur veshtiresi per te gjetur nje stadium ku te stervitet. Pas disa peripecirash dhe nje ore sorollatje neper kryeqytet, kuqezinjte kane mundur te sterviten normalisht, pasi Tirana ka nderprere seacen stervitore, per t'ja lene "Skender Halilin" lojtareve te Kuzhes.


Pavaresisht paralajmerimeve rreth nje jave me pare te kompleksit “Skender Halili”, apo edhe te stadiumit “Selman Stermasi”, stervitja ne diten e dyte te grumbullimit te perfaqesueses sone pervecse eshte shtyre ne orar nga ora 18:00 ne 18.30, ka hasur edhe veshtiresi ne gjetjen e nje vendi per t’u stervitur, gje qe e ka nervozuar jo pak trajnerin kroat Josip Kuzhe.


Ne kompleksin sportiv “Skender Halili”, ne orarin e paralajmeruar per stervitjen e kombetares po zhvillonte seancen stervitore Tirana, duke i detyruar lojtaret qe te shkojne per ne stadiumin “Selman Stermasi”, por edhe aty ishte e pamundur. 

Ne kete stadium kishte filluar stervitjen ekipi kundershtar i Uzbekistanit, i cili mberriti diten e sotme ne Tirane. 

Konfuzioni i krijuar e nxorri 22-shen e kombetares ne nje aneks te kompleksit “Skender Halili”, ne pritje te perfundimit te stervitjes se Tiranes. 

Nga ora 18:00, e percaktuar per t’u zhvilluar kjo seance stervitore, trajneri dhe stafi i tij u detyruan qe te fillojne stervitjen nje ore me vonese. 

Pas gjithe ketyre peripecirave, ekipi perfaqesues ka zhvilluar seancen stervitore normalisht ne diten e tij te dyte, ku trajneri Kuzhe po sheh nga afer gjendjen e lojtareve dhe po pergatitet per ndryshimet e reja te formacionit me elementet e rinj te grumbulluar. 

Ndeshja miqesore me Uzbekistanin do te zhvillohet diten e merkure ne stadiumin e rikonstruktuar te Durresit, “Niko Dovana”, dite ne te cilen do te inaugurohet dhe impianti i ri i ndricimit.


Enea Shtrepi


busy
komente