HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 20 Korrik 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
EURO 2012/ Shqiperi-Luksemburg 1-0
nga AlbaniaSoccer   E martë, 07 Shtator 2010 22:16   pdfShtypEmail

Kombetarja-e-ShqiperiseAjo qe vlente ishte tre pikeshi dhe Shqiperia ka ditur te beje detyren duke u treguar cinike e duke u mjaftuar me vetem nje gol te shenuar ne porten e modesteve te Luksemburgut. Ka qene nje kryeveper e Salihit ne minuten e 37’ qe ka ngritur ne kembe stadiumin qe duhet theksuar ishte veshur i teri ne ngjyrat kuqezi. Raste te shumta per shenim, por dhe nje episod qe mund te na ndeshkonte ne fund te lojes. Ne “Qemal Stafa” eshte zhvilluar nje ndeshje emocionuese edhe pse nuk eshte kthyer ne nje goleade, ashtu si te gjithe tifozet shpresonin. Trajneri perfaqesueses shqipetare kishte hedhur ne fushen e lojes nje skuader me tipare te theksuara sulmuese. Kishte rreshtuar me modulin 3-5-2 futbollistet e tij, nje skeme kjo jo e zakonshme per kuqezinjte, por duke pasur parasysh qe kundershtari do te mbrohej me forca te shumta, tekniku kishte zgjedhur kete menyre loje. Takimi ka nisur vrullshem dhe Bogdani e Salihi provojne ti afrohen zones se Luksemburgut por e kane te veshtire te depertojne. Muzaka tregon serish se eshte ne nje forme mjaft te mire dhe ne linjen e djathte ka bere me te miren. Skela e Duro punojne e harxhojne shume energji ne mesfushe por veshtire te thuash se jane ne ditet e tyre me te mira. Ne mbrojtje Cana eshte nje lider dhe per asnje moment porta e Beqaj nuk eshte e rrezikuar. Kuqezinjte provojne te marrin krahet per te krosuar, por si Bogdani ashtu dhe Salihi jane te izoluar. Kuzhe tensionohet ne pankine e kerkon nga Muzaka te jete me teper agresiv ne krah e te futet gjithashtu edhe nga qendra. Duhej te vinte minuta e 37’ qe pas nje krosimi te Dallkut ne krahun e djathte, Salihi te bente mrekulline. Nje gjuajtje fluturimthi me nje levizje akrobatike e shkodranit ka derguar topin ne rrjete. Ka feste ne fushe dhe ne stadium. Ne pjesen e pare nuk ka te tjera histori.
Ne te dyten serish kuqezinjte tentojne te depertojne ne mbrojtjen e ngjeshur te Luksenburgut por ka rezultuar e pamundur. Miqte mbeten me 10 lojtare pasi Mutz merr kartonin e dyte te verdhe pas nje simulimi. Duket se do te behet me e thjeshte per djemte e Kuzhes, por mesfusha nuk ka prodhuar shume. Nje mundesi e Bogdanit e cuar dem ne minuten e 53’ ishte rasti me i mire per kuqezinjte per te dyfishuar rezultatin. Ne minuten e 71’ Luksenburgu godet traversen pas nje goditje standarte qe kundershtaret tane zgjodhen ta ekzekutonin duke perdorur nje skeme. Ne minutat e fundit Cana me nje goditje me koke ka qene shume prane golit ndersa vetem nje minute me pas Salihi gjen traversen me nje tjeter goditje me koke. Tre minutat shtese qe ka sinjalizuar gjyqtari kuqezinjte i kane shfrytezuar per te administruar rezultatin dhe ja kane arritur. Ne fund ka feste, jo per fitoren e arritur qe duhet thene nuk ishte aq e bukur sa pritej, por per tre piket e fituara, cka na bejne te shpresojme qe kete edicion te elminatoreve mund te paraqitemi me denjesisht se ne te kaluaren. Te flasim per kualifikimin, per ne mbetet ende nje enderr e larget.

Shqiperi – Luksemburg 1-0 
Shenues: Salihi 37' 
E marte, 7 shtator 2010, stadiumi “Qemal Stafa” 

SHQIPERIA: Beqaj, Dallku, Cana, Curri, Agolli, Bulku, Duro (89’ Lila), Muzaka (80’ Hyka), Skela, Bogdani, Salihi. Trajner: Josip Kuzhe. 
Ne bankine: Hidi, Lila, Vangjeli, Kapllani, Vila, Hyka, Lika 

LUKSEMBURGU: Xhubert, Kicinger, Blez, Hofman, Shnel, Peters, Laterca, Betmer, Da Mota, Pajal, Mutç. Trajner: Luk Holc 
Ne bankine: Obervajs, Kolet, Bensi, Bukviç, Jenish, Martino, Gerson 

Gjyqtar: Riçard Trutc (Sllovaki) 
Kartone te verdhe: Mutç (2), Peters/ Bogdani, Bulku 
Karton i kuq: Mutç

Enea Shtrepi


busy
komente