HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Legjionaret / Kasami mund te veshi fanellen "kuqezi"
nga AlbaniaSoccer   E premte, 17 Shtator 2010 06:02   pdfShtypEmail
kasami palermoFutbollisti me prejardhje nga Struga, Pajtim Kasami, ka gjasa që në të ardhmen të paraqitet për kombëtaren e Shqipërisë, nëse seleksionuesi i Zvicrës, Otmar Hitcfild, nuk e fton atë në reprezentacion. Këtë informacion e zbulon shoku i tij më i ngushtë Emanuel Kaya Brunner. “Kam biseduar disa herë me Kasamin dhe ai është i brengosur se pse nuk po ftohet në reprezentacionin e Zvicrës. Ndërkohë ai nuk përjashton mundësin që në të ardhmen të paraqitet për kombëtaren e Shqipërisë”, pohoi Bruuner.

Ndryshe, Pajtim Kasami disa herë është kontaktuar edhe nga seleksionuesi i Maqedonisë, Mirsad Jonuz, mirëpo ky i fundit gjithnjë është refuzuar për shkak se nuk ka dashur të vesh fanellën e këtij vendi, edhe pse familja e tij ka prejardhje nga Maqedonia. Ndërkohë  edhe kombëtarja e Shqipërisë, por edhe tifozët shqiptar disa herë kanë shprehur dëshirë që sulmuesin e ri ta shohin në fanellën “kuqezi”.

Aktualisht Pajtim Kasami është duke u paraqitur me sukses në ekipin e Palermos. Para se të vijë në skuadrën italiane ai kishte luajtur në skuadrën zvicerane Bellinzona, ekipin italian Lazio dhe akademinë angleze Liverpool. Duhet cekur se sulmuesi shqiptar në vitin 2009 arriti të bëhet kampion i botës me përfaqësuesen e Zvicrës (U-19).

Avdyl Salihu


busy
komente