HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Euro 2012/ Shqiperi-Bosnje Hercegovine 1-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 09 Tetor 2010 00:16   pdfShtypEmail

kombetarjaa-aksionKombetarja kuqezi, edhe pse pa trajnerin Kuzhe ne stol, zhvilloi nje ndeshje dinjitoze dhe ka marre nje barazim mese te merituar perballe Bosnjes ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”.  Takimi nisi i balancuar  dhe te dyja skuadrat u treguan te kujdesshme duke menduar te mos pesojne gol. Kuqezinjte nuk arrijne ta bejne si duhet kete dhe sulmuesi boshnjak Ibisevic ka shfrytezuar si duhet nje krosim te ardhur nga e majta duke shenuar golin e avantazhit per skuadren e tij ne minuten e 21’.Kuqezinjte mundohen te reagojne dhe ne nje rast te tille sulmuesi shkodran, Hamdi Salihi godet traversën kundershtare duke cuar ne kembe te gjithe tifozet kuqezi. Por kur mendohej se 45 minutat e para po perfundonin ne disavantazh te Shqiperise, nje top i prekur qellimisht me dore nga boshnjaku Mravac sjell nje goditje denimi per kuqezinjte mjaft prane vijes se zones se rreptesise. Ekzekutimi merret persiper nga Duro i cili godet mjeshterisht duke barazuar gjithçka. Pjesa e pare perfundon 1-1. Fraksioni i dyte i takimit nis me mire per kombetaren shqipetare. Kuqezinjte shfaqen disa here te rrezikshem duke krijuar mundesi shenimi, por ne finalizim kuqezinjte gabuan duke mos mundur te kalojne ne avantazh. Ne fund, ndeshja perfundon 1-1 dhe te dyja skuadrat ndajne mes tyre nga nje pike.

Kliko per skeden e plote dhe komentin minute per minute

Enea Shtrepi

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit