HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Loriku i tregoi Zlatanit si luhet mbrojtje
nga AlbaniaSoccer   E premte, 16 Tetor 2009 01:20   pdfShtypEmail

ibrahimovic_cana1Lorik Cana, padyshim ka qene lojtari me i mire i perfaqesueses se Shqiperise ne takimin ndaj Suedise. Ai ka zhvilluar nje ndeshje shume te sakte dhe i ka treguar ish futbollistit me te mire ne Bote, se si luhet mbrojtje. « Zllatan nuk besoj se u demtua rende.. Nje lojtar i forte si ai nuk mund te ankohet per nje perplasje te atille, pasi ai ka pare edhe goditje me te renda. Jam i sigurte qe ai do luaje kete fundjave me Barcelonen. Loriku i mesoi Zllatanit si luhet mbrojtje, asgje me teper », tha portieri i kombetares Shqiptare Samir Ujkani per Albaniasoccer.com


"Mos harrojme qe ai eshte mesfushor dhe jo mbrojtes, por ai luan shkelqyer ne te dyja pozicionet. Eshte nje siguri per mua si portier qe ta kem nje lojtar si ai perpara. Ai eshte shume i fuqishem. Une nuk kam luajtur me ndonje lojtar me te forte fizikisht ne ate pozicion se sa Loriku, as Andrea Barzagli nuk eshte ne nivelin e tij. Jam i sigurte qe shume shpejt, skuadra si Manchester, Milan apo pse jo edhe klube te tjera te niveleve te larta do te kerkojne sherbimet e tij", perfundoi Ujkani prononcimin e tij.

Fatjon Pandovski


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit