HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 22 Korrik 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Episodial / Ohhh … sa turp !!!
nga AlbaniaSoccer   E premte, 16 Tetor 2009 01:58   pdfShtypEmail

josip_kuzheShqiperia humbet 1-4 dhe ky eshte nje turp i perseritur si nje edicion me pare, por akoma me shume e turpshme eshte qe ne Konferencen per shtyp pas ndeshjes te trajnerit Josip Kuzhe, ne salle ndodheshin vetem dy persona.

Turp !!!

Dihet qe media Suedeze as i kishte dhuruar ndonje fare perkushtimi Shqiperise dhe kombetares se saj, si para ashtu edhe pas ndeshjes, por qe ne sallen per shtyp te ndodhej vetem nje gazetar shqiptar dhe nje Suedez, kjo eshte nje paturpesi. Behet fjale per trajnerin e skuadres kombetare, ate qe perfaqeson ngjyrat e ekipit, ngjyrat e kombit dhe mosrespektimi i tij, eshte njesoj si te mos respektosh kombin dhe te mosrespektosh ngjyrat qe perfaqeson skuadra. Ku ishin gazetaret shqiptare te akredituar qe ndodheshin ne Stadium ? Ndiqnin lojtaret, apo prisnin te benin fotografi e te shkembenin autografe me ta ? Padyshim.

Eshte e vertete qe Shqiperia e humbi ndeshjen, por eshte mese e vertete qe kishte shume pyetje per tu drejtuar karshi trajnerit. Gjate ndeshjes, u pane shume aspekte te cilat kane pikepyetjet e tyre nga pas, qe pas demtimit te Haxhit sollen shume ndryshime ne renditjen e lojtareve ne fushe.

Nuk kishin interes gazetaret shqiptare te mesonin se : Perse u aktivizua Hyka dhe jo Lika ?..Perse u aktivizua Beqiri ?..Perse e fut Kapllanin ne loje 2 minutat e fundit kur rezultati ishte 4-1? Perse trajneri nuk ka nje plan te dyte, nese dicka nuk shkon mire ne minutat e para ?. Eshte kjo nje dobesi qe ka trajneri qe nuk i njeh mire lojtaret dhe skuadren apo thjesht veshtiresi ne zgjedhje ?..Ka shume Pse ? Perse ? Kur ?  Cfare ? Por kur vjen koha e duhur asnjehere nuk i drejtohen keto pyetje, por thjesht kalojme ne ekstrem qe te parashikojme dhe aludojme dhe mbi te gjitha te paragjykojme lojera spektakolare.

Fakti qe me habit me teper eshte se si mund te analizojme nje skuader kur nuk dime opinionin e trajnerit per kete skuader. Ai eshte koka drejtuese dhe ai eshte vendim maresi. Respekti ndaj fjales se tij eshte i paevituar dhe duhet akredituar, por ne asnje menyre nuk duhet neglizhuar. E morri trajneri pergjegjesine per rezultatin, po perse? Nuk i hapi ai kembet, nuk i dha ai pasat gabim, nuk shmangen ate lojtaret suedez ne aksionet e golave. Por fajin kryesor e kane lojtaret, ata qe ishin shkaktarret kryesore te humbjes, dikush me pak e dikush me shume

Nuk e kuptoj, perse i intereson gazetareve sa here vjen Ai (trajneri Kuzhe) ne Shqiperi?... Cfare ushqimi ha? Ku e ha? Si e ha? Cfare pi? Me ke ri? Ke takon dhe ke percjell ? Sa here vjen djali te shohi ndeshjet? Keto jane jeta personale e tij dhe duhet ruajtur pa u cenuar ashtu sic te gjithe ne duam privatesine tone, duam qe asnjeri te mos cenoje pavaresine dhe indipendencen tone njerezore, por thjesht - duhet te gjykojme ate per punen e kryer, detyren e tij si trajner. Te gjithe gazetaret shkojne neper klube, te gjithe pijne, te gjithe luajne neper kazino, te gjithe vene baste, Por trajneri nuk duhet ti bej keto ?..Pse ? Nuk eshte njeri ai ? Por kur ne si gazetare nuk kemi interes as per veprimet e tij ne fushe dhe te marrim vesh se si vepron ai per te ndertuar skuadren tone, atehere "kurrë" nuk mund ta gjykojme punen e tij edhe aq me keq jeten e tij. Detyra jone eshte te paqyrojme lajmin dhe ne kete rast cili ishte lajmi qe vjen nga trajneri? Ate e di vetem nje gazetar qe ishte ne salle dhe qe ja thote te gjithe kolegeve te tij. Ai nuk eshte lajm, por eshte muhabet, goje pas goje.

Lars Lagerbeck, zhvilloi ndeshjen e fundit me Suedine dhe pas takimit asnjeri nuk e pyeti per ndeshjen, apo per dicka rreth ndeshjes, por gjithkush e pyeste per te ardhmen e tij. Arsyeja ?...Gjithkush e pa ndeshjen dhe fituesi nuk gjykohet, prandaj ai respektohet, kur prane tij ndodheshin mbi 50-60 anetare te medias dhe simpatizante qe qendronin ne shkallet e stadiumit per ta nderuar. E kunderta per trajnerin e Shqiperise dhe kjo nuk eshte normale. Si mendoni ndihet ai trajner kur ne salle shikon vetem dy persona?

Respekti per trajnerin duhet te jete i palekundshem, jo kontradiktor. Ne nje moment e ngrejme ne qiell dhe nje moment tjeter nuk e vleresojme fjalen dhe pershtypjet e tij. Logjikisht, gjithnje ai duhet repektuar, ndoshta jo per punen e tij, por per emrin e tij – TRAJNER i KOMBETARES .

Fatjon Pandovski


busy
komente