HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 23 Korrik 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Euro 2012/ Bosnje Hercegovine –Shqiperi 2-0
nga AlbaniaSoccer   E martë, 07 Qershor 2011 22:21   pdfShtypEmail

shqiperi-bosnjeShqiperia eshte dorezuar ne Zenice pas vetem 45-minutave te para te lojes. Ndeshja ka perfunduar me fitoren e boshnjakeve qe kane bere te tyrin vendin e trete ne grup duke fituar jo me veshtiresi ndaj kuqezinjve me rezultatin 2-0.

Ne minutat e para te ndeshjes formacioni i hedhur ne fushe nga Kuzhe eshte treguar agresiv dhe ka bere presing ne thellesi te zones kundershtare. Disa mundesi te mira kane krijuar Salihi e Bogdani ndersa vendasit jane vene ne veshtiresi.

Bosnja ka marre shpejt veten dhe kualitetet e shumta qe ka ne skuader kane nisur te vene ne veshtiresi mesfushen tone. Cana si nje lider i pakalueshem ne mbrojtje ka penguar Dzekon te rrezikoje. Ujkani ne pjesen e pare per asnje moment nuk ka qene i rrezikuar seriozisht.

Ne te dyten loja ka ndryshuar. Kuzhe ka larguar Bogdanin per Duron dhe Shqiperia eshte terhequr thelle ne mbrojtje duke e lene Bosnjen te provoje me te gjitha menyrat.

Boshnjaket na kane rrezikuar minute pas minute fale krosimeve nga te dyja krahet, goditjet standarte dhe vertikalizimet e shpejta.

Në minutën e 67-te, nje pozicionim aspak ideal i Kristi Vangjelit i jep mundesine Medunjanin te gjendet perballe Ujkanit dhe ta mposhte gardianin e portes kuqezi qe deri ne ate moment kishte treguar se nuk mund te kalohej lehtesisht.

Kuzhe kupton se ndeshjen po e humb dhe fut ne fushe Muzaken. Ne minutat e fundit kuqezinjte provojne te ngacmojne boshnjaket dhe hidhen ne sulm ne kerkim te golit te barazimit. Muzaka humb nje mundesi te arte per te barazuar duke mos gjuajtur ne porte topin e ardhur ne kembet e tij pas nje gabimi te mbrojtjes vendase.

Kuqezinjte po provonin dhe harruan mbrojtjen dhe aty jane ndeshkuar shume shpejt. Ne minuten e pare shtese, zevendesuesi Maletic perballe Ujkanit se ka pasur te lehte te coje topin ne rrjete dhe te firmosi fitoren.

Me kete rezultat Shqiperia eshte pozicionuar ne vendin e peste me 8-te pike po aq sa dhe Rumania e vendit te katert, ndersa Bosnja eshte ngjitur ne vendin e trete me 10-te pike.


busy
komente