HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E mërkurë, 24 Prill 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Bulku vazhdon rikuperimin, Krivbas humbet
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 24 Tetor 2009 17:33   pdfShtypEmail
bulku_demtohet_krivbasMesfushori i kombetares Shqiptare Ervin Bulku nuk ishte i pranishem me skuadren e tij Krivbas ne ndeshjen e transfertes qe ekipi i "shqiptareve" luajti me Arsenal. Bulku vazhdon rikuperimin nga demtimi qe pesoi ne takimin e meparshem dhe nuk do te aktivizohet as javen e ardhshme.

"Nuk jam rikuperuar plotesisht dhe jam duke vazhduar fizio-terapi per kemben e lënduar" u shpreh mesfushori Ervin Bulku per Albaniasoccer.com, i cili akoma nuk e di te sakte se kur do te jete i gatshem per tu aktivizuar.

"Eshte nje demtim i lehte dhe relativisht nuk kerkon shume kohe per stabilizim, por drejtuesit e skuadres deshirojne te jene te kujdesshem derisa te jem plotesisht i rikuperuar. Edhe takimin e ardhshem nuk do te aktivizohem", vazhdoi Ervini i cili shpreson te rikthehet ne fushe se shpejti.

"Mendoj se pas ketyre dy takimeve do te aktivizohem nese gjithcka shkon ashtu sic duhet", theksoi mesfushori 28 vjecar i cili luan ne edicionin e trete me Krivbas.

"Nese luaj ne kampionat perpara takimit Estoni- Shqiperi, besoj se do paraqitem edhe ndaj skuadres estoneze, perfundoi Bulku prononcimin e tij per Albaniasoccer.com

Krivbas gjate takimit te sotem, nuk luajti me asnje shqiptar si titullar, por Bylykbashi ishte i vetmi qe u aktivizua si zevendesues ne minuten e 66-te. Kjo ishte humbja e nente per skuadren e Krivbas qe vazhdon te ndodhet ne vend te fundit me 4 pike, vetem nje fitore dhe nje barazim ne 11 ndeshje.

Fatjon Pandovski

busy
komente