HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Reagimi/ Josip Kuzhe: Trukim? Janë shpifje
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 23 Janar 2012 19:20   pdfShtypEmail

josip_kuze_armand_dukaPas deklarimeve te policise greke se ne listen e ekipeve te trukuara nga nje organizate greke, ishte edhe kombetarja shqiptare, ish trajneri Josip Kuzhe reagon duke i konsideruar ato shpifje.

"Kuzhe nuk vendos baste. Jam i gatshëm të vij si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi të përballem me këto fjalë", tha Kuzhe.


Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Josip Kuzhe ka folur për herë të parë pas skandalit të përgjimeve në Greqi, ku ishte përfshirë dhe emri i tij dhe flitej për trukimin dy ndeshjeve të përfaqësueses kuqezi gjatë drejtimit të kroatit.


“Kur e mesova dje fillova te qeshja, por me pas fillova te shqetesohesha per kete, pasi nuk eshte ndonje gje e mire te te dale emri per keq  te shqetesohesha per kete, pasi nuk eshte ndonje gje e mire te te dale emri per keq. Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë, nuk e di se kush është njeriu me pseudonimin Portugezi. Si mund t'i kontrolloje unë njerezit qe perdorin emrin tim ne telefon?, tha Kuzhe”.


Kroati Kuzhe ka dhënë shpjegime edhe për dy ndeshjet e përfolura si të trukuara, atë me Argjentinën dhe Malin e Zi.


“Dua te bej vetem nje pyetje, sa trajnere ndryshojne taktiken e lojes kur ata jane duke fituar? Eshte e pamundur qe une t'u jap para lojtareve, e pamundur qe une te blej Malin e Zi. Perballe Argjentines e kam thene qe ne po shkojme me lojtare te rinj nga kampionati shqiptar. Humbja ishte normale sepse dy muaj me pare Argjentina mundi kampionen e botes Spanjen. Ne vinim nga pushimet dhe bemë 2 seanca stërvitore. Pas ndeshjes isha i kenaqur pasi trajnerë te tjere kishin humbur me rezultate te thella 8-0 por ne taktikisht ishim shume mire. Dhe detyra ime eshte te pergatis taktikisht mire skuadren", tha Kuzhe.


Ne shume raste ka patur akuza publike te bere edhe nga strukturat europiane te monitorimit, te futbollit por kjo eshte hera e pare qe perflitet per trukimin e ndeshjeve te kombetares.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit