HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Miqesore/ Gjeorgji-Shqiperi 2-1
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 29 Shkurt 2012 20:31   pdfShtypEmail

Kombetarja-e-ShqiperiseNdeshja nderkombetare miqesore e futbollit mes perfaqesueseve te Gjeorgjise dhe Shqiperise, qe u luajt sot pasdite ne Tbilisi, u fitua nga vendasit me rezultatin 2-1. Ekipi shqiptar, i cili u drejtua ne kete ndeshje per here te pare nga trajneri i ri, italiani Gianni de Biasi, pavaresisht humbjes, tregoi vlera ne fushen e lojes. Kjo u pa ne te gjitha repartet e perfaqesueses shqiptare, duke nisur nga portieri Ujkani (i cili priti dy 11-metersha), ne repartin e mbrojtjes, mesfushes e te sulmit, qe demonstruan freski dhe shpirt te larte gare, perballe vendasve, te cilet ne jo pak raste u ndihmuan edhe nga gjyqtari nga Moldavia, Sidenko, i cili akordoi dy 11-metersha, nga nje ne çdo pjese loje. Njerin prej tyre, portieri Ujkani e priti, ndersa te dytin e priti perseri, topi goditi shtyllen e me pas u shenua gol ne porten tone. Trajneri De Biasi aktivizoi shume lojtare te rinj, mes te cileve Cani, Roshi, Zeqiri, Muzaka, Sadiku, Veliu etj, te cilet jane premtues per te ardhmen e perfaqesueses sone.

Shqipëria kaloi e para në avantazh, që në minutën tretë të takimit, kur sulmuesi 22-vjecar, Edgar Çani përfitoi nga një gabim i mbrojtjes vendase duke shënuar golin e tij të parë me fanelën kuqezi, në ndeshjen e tij debutuese.

Pjesa e dytë nis vrullshëm për vendasit që kërkojnë barazimin e rezultatit. Presioni i ushtruar prej tyre jep rezultat vetëm 3-minuta nga nisja e kësaj pjese kur Kobakhidze gjen rrjetën tonë duke barazuar gjithcka.

Minutat që pasojnë shohin Shqipërinë më shumë të tërhequr për të mos i lënë hapësira pas kundërshtarit dhe duke pritur një gabim të tij për ta shfrytëzuar me kundërsulm. Kjo zgjedhje taktike mbajti për minuta me radhë të fiksuar rezultatin e barabartë 1-1 dhe kur të gjithë mendonin se ky do të ishte rezultati final i takimit, vendasve u akordohet një tjetër 11-metërsh nga gjyqtari i takimit, edhe ky i dyshimtë. Ujkani vendoset para kundërshtarit gjeorgjian. Ai priti gjuatjen e parë, tentativa e dytë u përplas në traversë, ndërsa në të tretën Amisulashvili e dërgoi atë në rrjetë.

Goli erdhi në minutën e 88-të dhe koha e mbetur e lojës ishte shumë pak për të parë, ndoshta një reagim të skuadrës sonë. Takimi përfundoi 2-1, një takim që për djemtë e De Biazit ndoshta mund të cilësohet si i suksesshëm.

@Albaniasoccer.com


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit