HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombetarja/ FSHF ne panik ! Kombetarja rrezikon te luaje jashte Shqiperise ?
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 02 Maj 2012 16:10   pdfShtypEmail

stadiumi_kombetar_qemal_stafa_thumbBllokimi i hyrjes së stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” e ka kapur në befasi Federatën Shqiptare të Futbollit, së cilës tashmë i duhet të gjejë një impiant të përshtatshëm për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Në fakt, shfrytëzimi i “Qemal Stafës” duket i pamundur në këto momente edhe pse është fakt që tenderi ka shumë muaj që është zhvilluar dhe një situatë e tillë ishte e pritshme. Por, tashmë që gjithçka është bërë realitet, Federata duket tërësisht e papërgatitur. Një gjë të tillë e ka pranuar dje edhe sekretari i përgjithshëm i FSHF-së Eduard Prodani, sipas të cilit, problem janë jo vetëm ndeshjet e ekipit kombëtar, por edhe ato të kampionatit. “Nuk dimë as ku të zhvillojmë finalen e Kupës së Shqipërisë, - deklaroi Prodani. – Është një situatë që na gjeti tërësisht të papërgatitur, pasi nuk ka asnjë stadium të jetë i licencuar si “Qemal Stafa”. Në këtë fund sezoni, janë edhe ndeshjet e plejofit, që përgjithësisht janë zhvilluar në stadiumin kombëtar”, shtoi ai.

Problemi më i madh për t’u zgjidhur nga Federata është ajo e ndeshjeve ndërkombëtare. Për momentin nuk ka asnjë stadium tjetër të licencuar dhe që të ketë parametrat e “Qemal Stafës”, kështu që çdo gjë është e vështirë. Ndërtimi i parkingut nëntokësor para stadiumit kombëtar do të zgjasë të paktën deri në gushtin e vitit 2013, ç’ka do të thotë se “Qemal Stafa” mund të jetë i mbyllur deri në atë periudhë dhe se kombëtarja do të jetë e detyruar të luajë diku tjetër. Duke pasur parasysh edhe faktin se stadiumi kombëtar nuk i plotësonte të gjitha parametrat e licencimit që kërkon UEFA, gjetja e një tjetri për ndeshjet e Botërorit 2014, duket akoma më e vështirë. Sipas Prodanit, duke parë situatën, nuk është aspak çudi që ndeshjet e përfaqësueses të zhvillohen jashtë vendit, por kjo vetëm në rast se UEFA nuk do të pranojë kushtet e stadiumeve aktuale. “Është një ide që të luajmë jashtë vendit, por të presim, pasi është ende shpejt. Do të shohim se cilin stadium do të rregullojmë për momentin, me qëllim që t’u afrohemi kritereve të licencimit, por kjo natyrisht duke vënë dorën në zemër edhe UEFA”, tha më tej Prodani.


busy
komente