HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Armand Duka: "I dua me shpirt te gjithe "Kuqezinjtë" - "Shqipfolesit" e Zvicres nuk me interesojne"
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 08 Shtator 2012 00:53   pdfShtypEmail
duka-armandPresidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka eshte entuziasmuar pa mase pas shenimit te golit te Erjon Bogdanit qe vulosi fitoren e Shqiperise 3-1 ne ndeshjen e hapjes se eliminatoreve te Boterorit 2014 ndaj kundershtareve te Qipros. I pafolur pas golit shokues te shenuar nga Qipriotet ne minutat shtese te pjeses se pare, por me besim se skuadra do te vazhdonte e vendosur te kerkonte rrugen e fitores, drejtuesi i FSHF-se, ashtu si te gjithe sportdashesit e pranishem ne "Qemal Stafa" nuk e ka fshehur kenaqesine qe i ka dhene fitorja.

"Jam i entuziasmuar dhe shume i gezuar dhe kam te drejte, sepse keta djem dhane shpirtin ne fushe. Kane luajtur me zemer dhe treguan se po te punosh me seriozitet, te besosh tek skuadra dhe te zbatosh planin arrin te marresh ate qe meriton. Me lojen qe zhvilluan, merituan fitoren dhe e arriten duke lene zemren ne fushe", u shpreh per Albaniasoccer.com Presidenti i FSHF-se Armand Duka

"I dua me shpirt te gjithe "Kuqezinjte". Luajne me zemer dhe kete e treguan sot", vazhdoi Duka

Pas fitores hapese ndaj skuadres Qipriote, Shqiperia e cila ndodhet ne krye te grupit eliminator me pike te barabarta me Islanden dhe Zvicren, do te zhvilloje takimin e dyte diten e Marte ne Zvicer dhe pritet nje ndeshje teper emocionuese duke patur parasysh lidhjet midis te dy skuadrave. Pese lojtare me origjine Shqiptare jane pjese e formacionit Helvet, nderkohe qe 3 Shqiptare qe luajne me kombetaren tone aktivizohen ne kampionatin Zviceran. Xhaka i cili shenoi sot ne fitoren ndaj Sllovenise ka thene se: "Nese shenoj nuk festoj".

"Nuk me intereson asnje nga kombetarja Zvicerane. Per mua ajo ndeshje konsiderohet si takimi i rradhes ndaj nje kundershtari shume te forte. Nje kundershtari pjeserisht "shqipfoles". Xhakes ti vij "turp" qe mendon ti shenoje skuadres qe mban emrin e vendlindjes se gyshit te tij", theksoi duke perfunduar prononcimin e tij per Albaniasoccer Presidenti Armand Duka

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit