HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Statistikat dhe bastet ne favor te Zvicrës
nga AlbaniaSoccer   E martë, 11 Shtator 2012 14:56   pdfShtypEmail

loja1-x-2Zvicër-Shqipëri është një përballje që të paktën në letër nuk ka asnjë histori. Përsa i takon statistikave, por edhe koeficientëve të përcaktuar nga kompanitë e basteve, helvetët e drejtuar nga Ottmar Hitzfeld janë favoritë të padiskutueshëm.

Shqipëria është ndeshur katër herë në histori me Zvicrën, ku spikat fakti që të gjitha ndeshjet janë luajtur në aktivitetet zyrtare dhe skuadrat nuk janë përballur në asnjë miqësore. Në tre raste kuqezinjtë janë mposhtur, ndërsa rezultati më i mirë që përfaqësuesja ka marrë, ka qenë barazimi 1-1 më 12 tetor të vitit 2002.

Ajo ndeshje është luajtur në Tiranë dhe në krye të stolit të Shqipërisë ishte një tjetër trajner italian, Giuseppe Dosena. Sfida e parë historike është luajtur në vitin 1965 për Botërorin “Angli 1966″, ku zviceranët fituan 2-0 në Tiranë.

Helvetët fituan edhe takimin e kthimit, më 2 maj në Gjenevë me rezultatin 1-0. ndërkohë, pas barazimit të vitit 2002, përballja e fundit është luajtur më 11 qershor të vitit 2003 sërish në Gjenevë, ku Zvicera fitoi me shumë vështirësi 3-2.

Fitorja e përfaqësueses zvicerane kuotohet me koeficientin 1,35 nga kompanitë e basteve, ku rezultatet më të mundshme jepen 1-0, 2-0 dhe 3-0 me koeficientët 5, 6 dhe 7. Barazimi kuotohet 4,9, me rezultatin e saktë 1-1 që ka koeficientin më të ulët, 8, ndërsa barazimi pa gola 10. me koeficientin 7.5 vlerësohet fitorja e Shqipërisë gjatë 90 minutave në Lucernë, ndërsa rezultati i saktë për triumfin 1-0 të kuqezinjve kuotohet 20.

Kuotat e basteve lidhen në mënyrë direkte me ecurinë dhe historikun e skuadrave, ku Zvicra ndodhet në vendin e 20-të të renditjes së FIFA-s, ndërsa Shqipëria në të 84-tin.


busy
komente