HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 19 Nentor 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Gjermani/ Mavraj ndëshkohet nga trajneri Majk Byskens
nga AlbaniaSoccer   E premte, 01 Shkurt 2013 15:58   pdfShtypEmail

mavraj_thumbAi është një kapiten Bundeslige. Një nder i madh, që më parë e ka provuar edhe një shqiptar tjetër, Altin Lala.

Por, Mërgim Mavraj mund ta humbasë shpejt shiritin e rëndë që mban në krah.

Trajneri Majk Byskens e fajëson për gjendjen tepër të rëndë të Grojter Fyrtit në Bundesligë, ndërsa skuadra mban vendin e fundit në tabelën me 18 ekipe.

Vetëm 9 pikë në 19 ndeshje përkthehen në 12 pikë diferencë me zonën e shpëtimit, ndaj trajneri ka vendosur të reagojë tani, para ndeshjes së radhës ndaj Shalkes.

Shqiptari kuqezi, i lindur në Kosovë, është dënuar fillimisht për t’u stërvitur me skuadrën B, diçka vërtet e rëndë. Përsa i përket shiritit, ende nuk ka vendim zyrtar dhe trajneri u tregua lakonik me mediat.

“Interpretimet janë puna juaj”, ishin fjalët e tij. Kapiten besohet të jetë mbrojtësi tjetër Tomas Klajne.

Për Mavrajn fillojnë ditë të vështira, por shqiptari i fortë nuk ankohet. Ai mendon se më i rëndësishëm është fati i skuadrës, jo i individëve.


busy
komente