HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E mërkurë, 24 Korrik 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Armand Duka: Kualifikimi, sukses i rendesishem
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 10 Prill 2013 05:14   pdfShtypEmail
komtare_femrashSkuadra kombetare e femrave te Shqiperise ka zene vendin e pare ne grup pas perfundimit te turit te pare te ndeshjeve kualifikuese per ne Kupen e Botes, qe u luajten ne Malte. Pas barazimit ne takimin e pare ndaj Maltes, Shqiperia mundi Letonine dhe Luxemburgun duke siguruar nje vend ne fazen e dyte kualifikuese ne Grupe per Kampionatin Boteror. Nje sukses i vecante per futbollin e femrave i cili ka nje aktivitet te shkurter jetesor, rezultatet pozitive te te cilit jane pritur me shume krenari edhe nga Presidenti i FSHF-se, Armand Duka.

"Eshte nje fillim i mbare, kur kujton veshtiresite me te cilin e filluam aktivitetin e futbollit te femrave brenda vendit duke i kushtuar nje vemendje te vecante edhe krijimit te ekipit kombetar te vajzave. Jemi shume te gezuar per kete sukses te rendesishem", u shpreh Presidenti i FSHF-se Armand Duka per Albaniasoccer.com.

Per arritjen e ketij suksesi, merite kryesore ka e gjithe skuadra qe zhvilloi disa ndeshje shume dinjitoze si dhe stafi drejtues i trajnerit Altin Rraklli duke treguar vlerat e tij ne kolaudimin e skuadres ne nje kohe relativisht te shkurter.

"Paraqitja e mire ne keto eliminatore, tregon punen serioze qe ka zhvilluar me skuadren trajneri Altin Rraklli dhe stafi i tij, si dhe tregon perkushtimin e vajzave te cilat kane merite te vecante ne kete arritje", vazhdoi Duka.

Thuajse, me gjysmen e skuadres te perbere me vajza nga diaspora, Shqiperia ka shanse te bej histori ne ndeshjet e ardhshme eliminatore per Kampionatin Boteror.

"Uroj qe kete sukses ta pasojne suksese te tjera ne ndeshjet e ardshme eliminatore" perfundoi prononcimin e tij Presidenti i FSHF-se Armand Duka.

busy
komente