HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Greqi/ Kaçe zgjedh Shqipërinë, ‘tërbohen’ grekët
nga AlbaniaSoccer   E martë, 21 Maj 2013 21:05   pdfShtypEmail

ball_goalMediat greke i kanë bërë jehonë lajmit që mesfushori i talentuar i PAOK-ut, Ergys Kaçe, në vend të Kombëtares helene zgjodhi Shqipërinë.

Gazetat dhe uebsajtet greke i janë referuar të përditshmes sportive në Shqipëri, "Panorama Sport". Kaçe konsiderohet si një mesfushor me të ardhme dhe si pasardhësi i denjë i ishkapitenit Altin Lala, kjo më së shumti nisur nga fiziku dhe roli në të cilin ai luan në fushën e lojës. Mesfushori pritet të jetë pjesë e Kombëtares kuqezi që në ndeshjen e 7 qershorit ndaj Norvegjisë.

Pak ditë më parë ai u pajis me pasaportë greke dhe kësisoj u mendua se do të zgjidhte të luante për helenët, nisur edhe nga fakti që trajneri portugez i Greqisë, Fernando Santos, ka qenë i interesuar për ta pasur në skuadër. Megjithatë, insistimi i trajnerit të Kombëtares, Gianni De Biasi, dhe menaxherit të kuqezinjve, Alban Bushi, bëri që Kaçe të zgjidhte përfundimisht Shqipërinë, si Kombëtaren ku do të militonte.

Lojtari ka lindur në Korçë dhe në moshën 3-vjeçare është larguar drejt Selanikut. Kaçe është rritur në akademinë e klubit të PAOK-ut dhe u afrua në ekipin e parë selanikas nga trajneri Jorgo Donis.

Në sezonin e fundit 20-vjeçari ka qenë titullar i padiskutueshëm në skuadrën bardhezi të Selanikut. Madje, ai shënoi edhe një supergol në fitoren 4-2 ndaj Panionios.


busy
komente