HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 22 Nentor 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombëtarja/ 31 milionë euro vlejnë kuqezinjtë
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 10 Qershor 2013 22:17   pdfShtypEmail

Kombetarja-e-ShqiperiseBarazimi 1-1 më Norvegjinë në “Qemal Stafa” ishte sfida e fundit e sezonit për të gjithë futbollistët e kombëtares shqiptare, për t’ia lënë më pas vendin përiudhës së pushimeve që për shumë prej tyre do të jetë e trazuar për shkak të tratativave për të ndryshuar ambient gjatë merkatos së verës. Sigurisht që jehona e dy rezultateve radhazi pozitive me Norvegjinë dhe mbi të gjitha klasifikimi i Shqipërisë në vendin e 38 në renditjen e FIFA-s ka ndikuar në rritjen e vlerës së kartonit të kuqezinjve, që gjithsesi në tregun e madh botëror të shitje-blerjeve të futbollistëve zënë një vend modest. Por sa vlen në total skuadra e Xhani De Biazit, që është pretendentja kryesore për vendin e dytë në Grupin E?
Duke u bazuar te shifrat e publikuara nga uebsajti i specializuar gjerman Transfermarkt, vlera totale e kombëtares shqiptare arrin 31. 150. 000 euro. Për të sqaruar opinionin publik, në skuadrën e De Biazit janë përfshirë 26 futbollistët e listës anti - Norvegji, 3 të pezulluarit Cana, Roshi dhe Lila, të dëmtuarit Meha, Kukeli dhe Sadiku, si dhe dyshja e Odesa Chernomorec Vangjeli – Bakaj, pra në total janë 34 kuqezi.
Lorik Cana mbetet lojtari i kombëtares shqiptare me vlerën më të lartë të kartonit, që kap shifrën 3.3 milionë euro. Pas futbollistit të Lacios vijnë Samir Ujkani, që vlen 3 milionë euro, Mërgim Mavraj 2.25 milionë, Armend Dallku 1.5, Amir Abrashi 1.25 milionë, më pas Hamdi Salihi dhe Elis Bakaj me 1.1 milionë euro.
I vemti futbollist kuqezi që nuk është vlerësuar për cmimin e kartonit ndoshta për mungesë të informacionit, është mbrojtësi i Orebros në kampionatin suedez Ilir Berisha, ndërsa vlerën më të ulët të kartonit e kanë Erjon Bogdani 300 mijë, Ansi Agolli 350 mijë dhe Ervin Bulku 400 mijë euro.
Lojtari Mosha Vlera në euro
1- Etrit Berisha 24 1 000 000
2- Samir Ujkani 24 3 000 000
3- Orges Shehi 35 125 000
4- Lorik Cana 29 3 300 000
5- Renato Arapi 26 600 000
6- Kristi Vangjeli 27 1 000 000
7- Admir Teli 32 400 000
8- Tefik Osmani 27 300 000
9- Ilir Berisha 21 ?
10-Debatik Curri 29 1 000 000
11-M. Mavraj 27 2 250 000
12- Ansi Agolli 30 350 000
13- Elseid Hysaj 19 900 000
14- A. Dallku 29 1 500 000
15- Andi Lila 27 750 000
16-Burim Kukeli 29 600 000
17- Ergys Kace 19 900 000
18-Ervin Bulku 32 400 000
19-Sabien Lilaj 24 425 000
20-M. Basha 26 1 000 000
21-Alban Meha 26 1 000 000
22-J.Gjasula 27 800 000
23-V. Basha 22 600 000
24-Odise Roshi 22 600 000
25- Elis Bakaj 25 1 100 000
26-A. Vajushi 21 1 000 000
27-Valdet Rama 25 1 000 000
28-Amir Abrashi 23 1 250 000
29-Emiliano Vila 25 550 000
30-Azdren Llullaku 25 700 000
31- Edgar Cani 23 750 000
32- Hamdi Salihi 29 1 100 000
33-Erion Bogdani 36 300 000
34-Armando Sadiku 22 600 000
Totali 31.150.000 euro


busy
komente