HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
De Biasi: Kemi lojtaret e duhur te realizojme projektin
nga AlbaniaSoccer   E martë, 10 Shtator 2013 05:03   pdfShtypEmail

de biasi thumbTrajneri i kombetares se Shqiperise doli perpara shume pak te pranishmeve nga mediat Islandeze duke admiruar gjendjen e skuadres se tij pas humbjes se dhimbshme dhe te pafat nga Sllovenia per te menduar vetem per ndeshjen e neserme.

"Eshte shume e veshtire qe te mbi kalosh nje humbje si ajo ndaj Sllovenise, por ne kemi qene ne situate te tille edhe me pare dhe kemi reaguar pozitivisht. Islanda fitoi me shume fat ndaj nesh ne ndeshjen e pare, por kjo nuk do te thote se ne do te hyjme ne fushe vetem me ndjenjen e hakmarrjes per rezultat. Islanda eshte ne forme shume te mire ne kete moment qe e tregon edhe rezultati ne Zvicer. Te dyja skuadrat kane shume shpresa qe nese marrin maksimumin e pikeve te ecin perpara, por kjo nuk do te thote se gjithcka ka perfunduar. Vendimtare jane dy ndeshjet e fundit", theksoi trajneri i kombetares se Shqiperise, i cili me pas foli edhe per formacionin e skuadre sone kombetare ne kete takim.

"Formacioni do behet i ditur pak para fillimit te takimit. Nuk ka rendesi se kush do luaj, rendesi ka se perfaqesohet ai qe luan dhe se si eshte paraqitja e tij. Ne kemi lojtaret e nevojshem per ta perfunduar me sukses punen dhe projektin e filluar", shpjegoi De Biasi per te cilin nuk ka shume rendesi se kush do luaj por se si ata do te paraqiten ne fushe duke patur parasysh edhe kohen e ftohte me ere ne te cilen ata do te luajne.

"Asgje e veçantë. Keshtu eshte koha edhe ne Shqiperi"

 

 


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit