HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
De Biazi: Enderrojme te shkojme ne France
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 24 Tetor 2013 22:50   pdfShtypEmail

debiais rinovon per dy vjetSapo ka firmosur kontraten, Xhani De Biazi ka folur per mediat shqiptare duke shpalosur objektivat per sezonin e ri. “Ne te gjithe mbetem te zhgenjyer ne fund te eliminatoreve duke patur parasysh startin shume pozitiv, ku arritem pertej pritshmerive. Besoj se te gjithe ne perjetuam nje enderr se mund te shkonim atje ku ne fillim as qe e conim nepermend. Pjesa e dyte na la nje shije te hidhur. Ne edicionim e ardhshem do te te bazohemi ne nje grup pak a shume te konsoliduar dhe nuk do te na duhet te bejme rinovime te shumta. Duhet te rritemi me shume si skuader dhe te synojme te arrijme atje ku te gjithe enderrojme. A do te shkojme ne France? Ky eshte objektivi qe kemi te gjithe. Ne koken dhe zemren tone duhet te ekzistoje kjo deshire, por nga ana tjeter duhet te krijojme ambientin e duhur, edhe me ndihmen tuaj, qe te ecim perpara me shume qetesi”, ka thene De Biazi qe me pas eshte ndalur te flase edhe per Adnan Januzaj. “Do te punoj ne bashkepumim me Federaten, duke e patur te qarte ne koke sesi do te mund ta motivoj kete djalosh per te luajtur me Shqiperine. Sigurisht qe do ta bej nje tantative per ta bindur qe te luaje me ne. Nuk e di sesa do te mund te jem i suskesshem ne kete tentative, por sigurisht qe do ta takojme Januzajn”, ka perfunduar fjalen e tij trajneri italian i Shqiperise.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit