HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Speciale / “O sa turp me qene shqiptar”!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 03 Nentor 2013 19:11   pdfShtypEmail

adnan-januzajNga Roland Luçi

(Ish trajner dhe futbollist i Vllaznisë dhe lojtar skuadres kombetare se Shqiperise)

Para dy javesh publikova nje feuilleton ne lidhje ne estraden „Januzaj“. Nderkohe zhvillimet e fundit me shtyjne ta ribotoj ate, sigurisht me aktualizimet perkatese qe i kane dhene kesaj estrade permasat e nje maskarade te turpshme per ata qe e mbajne akoma vehten per shqiptare, por krejt normale per nje sojsorollop politikanesh, analistesh e gazetaresh kozmopolite, disa prej te cileve e kane pranuar bile publikisht me „krenari“ se Hymni Kombetar Shqiptar nuk u ben asnjelloj pershtypjeje!? Dhe jane keta katalizatore mediatike qe nxiten dhe nje vale justifikueso-inkurajuese te atyre topkembsave me prejardhje shqiptare, por pa as më minimalen ndergjegje Kombetare te vene sherbimet e veta jo per Atdheun e te pareve te vet te gjakut, bile edhe kunder tij ne menyre te ekzagjeruar kur ua do shorti apo pasaportedhenesi me i pasur se Shteti Shqiptar - dmth Zvicra, Greqia… apo kushdo qofte.

Januzaj harron se te luash per kombetaren e Shqiperise eshte nder dhe privilegj. Nuk eshte lutje. Nese Januzaj Junior dhe Januzaj Senior deshiron te luaje per Shqiperine nuk ka asnje arsye pse te presei kerkesen e Profesionisteve apo Ministrave apo njerezve me pozite. Nese e ndjen qe duhet te luash per Shqiperine atehere luan dhe nuk prêt lutje qe te justifikosh mos deshiren per te luajtur. Nese e ndjen qe je Shqiptar, atehere kombetarja e Shqiperise eshte shtepia

I jati i Adnan Januzajt para kameras:

1-Me cilin ekip Kombetar do te luaj Januzaj? Januzaj Senior (SR): Ne javet e ardhme do ta sqaroj kete pune.. kete pike demek e ka fjalen senjori. 2-FSHF ka tentuar te kontaktoje me Januzajn Junior (JR) ne Manchester dhe kjo sipas Januzajt SR paska qene gabim i madh se qenkan anashkaluar instancat.. demek ky vet nuk qenka pyetur i pari... 3-Januzaj (SR) ndihet i ofenduar se FSHF ka tentuar nepermjet zv.Presidentit te saj qe te kontaktoj, ne vend qe te dergonte njerez "korrekt dhe profesionist"... As Lorik Cana nuk asht dashte te intervenoje, as ai e askush !! Po mire mor zotni, mos duhej qe FSHF te dergonte ndonje druvar apo bari që ti ta konsideroje “profesionel“ dhe te denjoje ta prisje dhe bisedoje? 4-As Kryetari i FSHF Armand Duka nuk ka pune me ardhe e me u lute per Januzajn (JR) se Duka nuk asht korrekt, megjithese Baba Januzaj pohon pak me vone qe nuk e njeh fare zoterin President te FSHF-se! 5-As Belgjika nuk ka shkuar "ne menyre sportive" ti lutet Januzajt (JR) dhe sidomos atij (SR), sepse ishte mjaftuar me dergimin per kete pune te trainerit te Kombetares belge qe dihet qe nuk eshte competent, dmth jo serioze edhe kjo puna e belgeve... 6-"Tash per tash nuk po ja mbyll deren teresisht Shqiperise, por deren e kan mbyllur vete" sepse... ne nje emision televiziv diku ne Shqiperi ishte shpif per Januzajn, bile e kishin akuzu (Januzajn JR) se ka faqen e vet ne Facebook ?!?! 7-Turqia dhe Serbia perjashtohen nga lista, nuk do te merren parasysh lutjet e tyre. Me sa duket kete fat e pret edhe Kroacine, edhe lutja e saj do te hidhet poshte.... 8-Anglia akoma nuk ishte shprehur qarte, ishte mjaftuar edhe kjo me nje prononcim te trainerit te Kombetares se saj, akoma nuk ka bere "lutje me shkrim" si te thuash, keshtu qe Januzajt jane ne pritje 9-Kosova akoma nuk i plotson kushtet per Januzajn sepse nuk eshte pranuar antare e "Federacionit Internacional te Futbollit". 10-Januzaj (JR) "me dy golat qe dha" eshte duke bere nje publicitet te madh per Shqiperine dhe Kosoven, pra duhet me teper mirenjohje nga keto shtete e kishte fjalen zoteria!!! 11-Januzaj (SR) si instanca kompetente e çeshtjes ishte ne pritje te lutjeve te shteteve te tjera....

12-Edhe nje deputet i Parlamentit te Kosoves nuk ka pune qe te perzihet ne pune qe nuk i takojne dmth Januzaj (SR) ka parasysh „intervenimin“ e nje deputeti qe me sa duket atij nuk ia mbush syrin si instance ekuivalente me të vete!

13-Nje Ministre kosovare simpatike fizikisht dhe me emer shume patriotik i uron me gjithe forcen e shpirtit te saj (shqiptar ndoshta) qe Januzaj (Adnani) te vazhdoje te jete edhe ky simpatik dhe i suksesshem, por se nen cilin Flamur Kombetar falet dhe luan nuk ka kurrfare rendsie!

14-Kurse thirrjet e nje deputeti tjeter kosovar dhe nje tellall i tij “analitik“ drejtuar jo vetem Jonuzajt dhe Januzajve, por gjithe futbollisteve shqiptare kudo ne bote qe te bojkotojne Kombetaren e Shqiperise jane aq te turpshme sa qe pyes sinqerisht si ka mundesi qe ju jepet hapesire mediatike ngaqe mesazhet qe percillen jane aq antikombetare sa qe nuk ka Agimarte grek a Metropolit serb qe ti formuloje me mire.

15-Marrim vesh se fundi se edhe traineri i Kuqezinjve (de Biazi) ne menyre po ashtu „jo korrekte“ si kolegu i tij belg i paska derguar nje sms Januzajve, dhe si te mos mjaftonte mospergjigja ka tentuar dhe të telefonoje e te kerkoje kontakt me ta. Deri ketu arrin moskorrektesa shqiptare ne Lutjet qe i ben Januzajve qe ta konsiderojne vehten shqiptare!!! Sa per dijeni SMS-ja duhet te jete kuptuar nga Januzajt, se de Biasi qe e ka nuhatur qe ata nuk e flasin mire shqipen, ua ka nisur edhe ne anglisht dhe frengjisht…..

16-Mbas gjithe ketyre moskorrektesive “jo-profesionale“ çeshtjen e merr ne dore nje zv.Kryeminister i nje prej Shteteve Shqiptare, i cili duke e ndjere vehten peshe e lehte kundrejt Januzajve, fton dhe Kryeministrin e nje tjeter Shteti Shqiptar qe te ndermarrin nje “inisjative mbarekombetare“ (!?) qe ti mbushin mendjen Jonuzajve Abedin dhe Nexhmedin dhe keta nga ana e tyre te bindin gjysmeshqipfolesin Januzajn Adnand qe ta konsideroje vehten nenshtetas shqiptar dhe te vere doren ne zemer e te luaje per Shqiperine!!

17-FSHF, meqe "ka nam te keq" dhe Januzaj, Abedini nuk pranon si bashkbisedues (lutës) Presidentin e saj, nuk do te ftohet ne keto negociata! FSHF nuk ka pune ne keto pune....pune tjeter se dhe kjo vete e ka tepruar sa s`ka më me "lutjet" adresuar alieneve Januzaj qe presin te zgjedhin Perfaqesuesen me te cilen do te luaje xhuniori i tyre.

18-Merret vesh konfidencialisht se milioneri nen-kryeminister ka gjetur si rruge origjinale te futjes “ne gracke“ te Januzajve nje biçim batakçilleku, dhurimin atyre te disa territoreve bregdetare shqiptare (te cilat mund ti administroje nje fondacion i nenkryeministrit!), sepse atehere edhe do te shperthente turizmi britanik ne brigjet shqiptare?!

19-Sikur edhe kjo perçapje te mos kete sukses, eshte planifikuar qe nje perfaqesi shqiptare mbareplanetare do te mblidhet dhe te formuloje “lutjen“ perkatese per Januzajt, nderkohe qe jane planifikuar dhe tokat bregdetare anembane globit qe do tu dhurohen atyre!

Komentet jane te teperta. Nuk na mbetet tjeter vetem te ndihemi krenar edhe per Januzajn, ashtu si dhe per Shakirin, Dzemailin, apo Pyrros Dimas qe dhe emrat i shqiptojne apo shkruajne gjithfarit, por jo më shqip.... Boll më me keta matrapaze idealesh Kombetare! Boll me gjithe keto perpjekje sizifike dinjitetulese qe na bejne me turp te quhemi shqiptare!

“Fusnote“: Fatkeqesisht te gjitha “pikat“ e ketij shkrimi jane te verteta, nuk ka asnje sajim! ….me perjashtim te “pikes“ 19 qe eshte akoma ne projekt….


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit