HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Perfaqesuesja, dy seanca stervitore ne dite!
nga AlbaniaSoccer   E martë, 05 Janar 2010 01:57   pdfShtypEmail

Skuadra perfaqesuesi ka filluar sot nga seancat stervitore ne Turqi. Para stervitjes se paradites  u zvangjeli_duro_hyka_cana_stervitje1_199469818_1__350370407hvillua nje mbledhje e stafit  me te gjithe lojtaret ku u shpjeguan qellimi i ketij grumbullimi.

Te gjithe lojtaret moren pjese ne stervitjen e pare ne oren 11:00. Stervitja pergjithesisht ishte me nje ritem me te ulet per arsye se lojtaret vijne nga pushimet. Gjate kesaj seance stervitore u  bene vrapime, ushtrime teknike, dhe goditje ne porte me koke dhe kembe.

Stervitja e dyte per diten e stome u zhvillua ne oren 17:00.

Ekipi zhvilloi nxemjen e zakonshme, dhe me pas u luajt ne kuadrat per rreth 15 minuta. Mbas disa ushtrimeve te ndryshme, ne fund u zhvillua nje ndeshje ku ekipi u nda ne dy grupe: 

Ekipi A: Hoxha, Gocaj, Pisha, Lila, Muca, Vila, Muzaka, Veliaj, Bakaj, Shkurtaj. 

Ekipi B: Mocka, Shoshi, Bicaj, Semina, Sefa, Mustedanagic, Roshi, Cikalleshi, Bala.  

Ekipi A fitoi me rezultatin 3-0 me dy gola te Bakaj dhe nje nga Muzaka. 

Nuk pati asnje demtim.  Neser perseri dy séance stervitore, paradite dhe pasdite. 

Me date 6 Janar ekipi kombetar do te zhvilloje nje ndeshje miqesore me ekipin e  FC Adanaspor, qe do luhet ne oren 15.00 ne kompleksin sportiv te  Hotel Papillon.

Gjithashtu stafi i ekipit kombetar ka planfikuar te zhvilloje nje ndeshje miqesore ne date 9 janar   por kundershtari ende nuk eshte vendosur pasi po behen bisedime me disa ekipe te grumbulluara ne Turqi. 

Media FSHF


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit