HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ekskluzive / Lendohet Armend Bytyqi, humbet debutimin me Shpresat e Shqiperise
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 20 Shtator 2010 11:46   pdfShtypEmail
armend_bytyci_thumbFutbollisti 19 vjecar i St. Gallen, gjakovari Armend Bytyqi e ka pritur me padurim muajin e ardhshem. Tranjeri i Shpresave Artan Bushati i ka premtuar se do ta ftoj per ndeshjen e radhes qe do ta zhvilloj U-21. Kete jave eshte pritur qe te debutoj edhe me ekipin e FC St. Gallen ne Kampionatin Zviceran, por situata eshte nderlikuar dhe ka marre negativisht kur lojtari ne stervitje me ekipin ka lenduar meniskusin e kembes se djathet dhe me 24 shtator do te operohet dhe do mungoj deri ne fillim te dhjetorit.

Per Bytyqin ka ndodhur ajo qe nuk ishte parashikuar te ndodhte. "Mezi po prisja per keto dite qe te kalonin shpejt dhe shendetshem, por ja qe nuk ishte e thene. Kam kontaktuar me trajnerin Bushati dhe isha komunikuar prej tij se do te ftohesha per prove me U-21 ne ndeshjen e radhes se tyre. Per fat te keq u lendova dhe humba shansin", u shpreh Armend Bytyqi per Albaniasoccer.com duke mos dashur qe te hyje ne detaje te bisedes qe pati zhvilluar me trajnerin Artan Bushati.

"Kontakti ka qene normal, por te them te drejten dua qe te ruaj konfidencial ato qe u thane. Une jam ndjere shume krenar qe do te me krijohej mundesia te behesha pjese e shpresave te Shqiperise", shpjegoi Bytyqi ne vazhdim te bisedes.

Lojtari qe vjen nga shkolla e futbollit e ekipit te Grasshopers Zürich, vitin e kaluar me ekipin e Rappersvil Jona ka qene Kampion i Liges se trete zvicerane. Mirepo, ne ndeshjen kualifikuese per ligen e dyte ne finale jane mposhtur nga Chiasso.

Bytyqi qe disa here ka luajtur kunder shqiptareve qe kane vendosur per helvetiket, si Vellezerit Xhaka, Shaqirit dhe Kasamit, thote: "Une kam deshire me luaj per Shqiperine. Kam pashaporten Zvicerane. Mirepo, une vet kam kerkuar kontaktin me Shqiperine dhe kam shume deshire qe te realizohet kjo enderr qe ndoshta vitin e ardheshem do te vesh fanelen Kuq e Zi. Besoj se edhe disa lojetare te tjere qe kane vendosur me lujt per shtetet e huaja, kane mundur me prit edhe pak dhe mund tu ishte krijuar mundesia per tu aktivizuar me Shqiperine, sikur se ka bere Lorik Cana. Sepse, ne vendin tone vlejme me shume dhe mund te kontribojme me shume", permend 19 vjecari

Nje ekspert qe ndjek nga afer talentet me origjine Shqiptare ne Zvicer shprehet optimist per levizjet dhe interesimin e integrimit te lojtareve nga kampionati Zviceran ne kombetaret e moshave."Eshte pozitive qe FSHF- ja ka rritur interesimin per talentet nga Zvicra. Ne Challenge League dhe tre ligat e trete jane nje numer i madh lojtaresh te talentuar. Sic dihet Zvicra shpetimin e futbollit e sheh tek futbollistet emigrante. Boshnjaket dhe Shqiptaret i dhane titullin e Kampionit Boteror me U- 17. FSHF-ja mund te kete veshtiresi me dokumentacione dhe konkurim ndaj Zvicres ne pranim, por deshira i rrafshon edhe Bjeshket. Une jam ne kontakt me FFK ne dhe Albert Bunjaku dhe Rafet Prekazi kane perpiluar nje liste me mbi 150 futbollist
nga Kosova, Maqedonia dhe trojet etnike ne Mal te Zi dhe Serbi qe luajne neper ligat e shteteve te Bashkimit Evropjan dhe Zvicres", theksoi specialisti qe mendon se Shqiperia vertet ka nevoje per talente dhe lojtare te afirmuar nga diaspora sic ka ndodhur me pare sidomos nga Ligat Gjermane, ku kane dale lojtaret me te afirmuar te kombetares se Shqiperise gjate fund viteve 90-te dhe fillimit te milleniumit te ri. Aktualisht ne Ligat Gjermane 2-3-4 luajne rreth 30 futbolliste shqiptare shume prej te cileve pa diskutim qe kane vlera te cilat mund ti hyjne ne pune kombetareve te moshave te Shqiperise.


Sami Bacaj

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit