HOT NEWS
E enjte, 18 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa e Shqiperise/ Kupa pa të papritura, fitojnë Skënderbeu, Kukësi e Flamurtari
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 19 Dhjetor 2012 19:42   pdfShtypEmail

kupa_shqiperiseNuk ka pasur të papritura në ndeshjet e treta në grupe në Kupën e Shqipërisë. Në Grupin A, Skënderbeu e Kukësi i fituan përballjet e radhës, ndërsa në grupin B, Flamurtari fitoi në Vlorë ndaj Laçit dhe Bylis shkatërroi Teutën.
Në stadiumin “Flamurtari” skuadra vendase nuk e pati aspak të lehtë ndaj kurbinasve, megjithëse e arrriti fitoren me rezultatin 2-1. Kuqezinjtë shënuan dy herë në minutat e fundit të pjesës së parë me anë të Zeqirit dhe Muzakës veçse në pjesën e dytë goli i Vucajt rihapi ndeshjen.
Flamurtari u mbajt deri në fund dhe tani është ngjitur në vendin e dytë në grup, me 6 pikë pas 3 takimeve të para.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Bylis nuk pati mëshirë për Teutën duke fituar 4-0.
Në Grupin A, Skënderbeu fitoi në Krujë ndaj Kastriotit vendas me rezultatin 2-1 dhe gola të shëuar nga sulmuesit Pejiç e Plaku. Së fundi, Kukësi nuk e pati aspak të lehtë fitoren 2-0 në shtëpi ndaj Shkumbinit. Allmuça shënoi golin e vetëm me penallti 7 minuta para fundit dhe Malo vulosi shifrat.

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë / Ndeshjet e treta

Grupi A
KASTRIOTI-SKENDERBEU 1-2
Golat: Caca 87′ (pen) / Pejic 16′, Plaku 43′

KUKESI-SHKUMBINI 2-0

Golat: Allmuca 83′ (pen), Malo 85′

Renditja Grupi A

Skenderbeu 9-pike
Kukesi 6-pike
Kastrioti 3-pike
Shkumbini 0-pike

Grupi B
BYLIS-TEUTA 5-0
Golat: Izucuku 4′ (pen), 7′, Bakiu 5′, 41′, Meto 89′

FLAMURTARI-LAÇI 2-1
Golat: Zeqiri 39′, Muzaka 44′ / Vucaj 67′

Renditja Grupi B


Bylis 9-pike
Flamurtari 6-pike
Laci 3-pike
Teuta 0-pike


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit