HOT NEWS
Tirana/ Dushku akuzon trajnerin Nevil Dede » Menjëherë pas akuzave që trajneri Nevil Dede ka bë...
Skënderbeu/ Shtohet ofensiva për Gilman Likën » Në Korcë e kanë ndarë mëndjen të marrin Gilman Lik...
Tirana/ Dede akuzon për trukim në Norvegji bardheb... » Nevil Dede ka akuzuar rëndë të premten futbollistë...
Partizani, “grepa” edhe në Kosovë për merkaton » Merkatoja e Partizanit nuk do të jetë e fokusuar v...
Vllaznia/ Cela oferte Dragoit, rumuni iken ne SHBA » Dani Dragoi nje nga emrat me te lakuar ne merkaton...
Tirana/ Lojtaret protestojne para bashkise » Lojtareve te Tiranes i eshte sosur durimi dhe te m...
Levizjet/ Zyrtarizohen largimet e para ne aksin Ko... » Nga Skenderbeu dhe Flamurtari jane larguar lojtare...
Flamurtari/ Prezantohet te merkuren Dritan Smajli » Dritan Smajli te merkuren do te prezantohet ne Vlo...
Levizjet/ Skenderbeu i ben oferte Tefik Osmanit » Skenderbeu do te perforcohet edhe me shume per n...
Levizjet/ Skenderbeu i ben oferte Tefik Osmanit » Skenderbeu do te perforcohet edhe me shume per nde...
E shtunë, 25 Maj 2013
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Migjen Basha kuqezi?
nga AlbaniaSoccer    E hënë, 30 Korrik 2012 15:38    pdf Shtyp Email

migjen_basha_gol1 Kandidati për kombëtaren e futbollit, Migjen Basha ka mbërritur ne Shqipëri për tu pajisur me pasaportën shqiptare.

Sipas burimeve nga Federata Shqiptare e Futbollit mesfushori 25-vjeçar, pjese e skuadrës se serisë “A”, Torino, ka ardhur për te kryer procedurën e fundit, dhënien e gjurmëve te gishtave, ndërsa nga presidenca shqiptare ka dale dekreti për marrjen e pasaportës shqiptare. Burime nga Federata e Futbollit kane deklaruar se Migjen Basha mund te jete pjese e grumbullimit qe tekniku Xhani De Biazi do te beje me lojtaret ne prag te miqësores se 15-gushtit me Moldavinë.

Gjithsesi, aktivizimi i kosovarit nga Suhareka, por i lindur ne Lozane te Zvicrës, me kombëtaren shqiptare duket shume i vështirë për shkak te rregullave te UEFA-s dhe FIFA-s. Basha është aktivizuar me ekipet zinxhir te Zvicrës një ndeshje me Under-17, shtate ndeshje me U-19 dhe nje ndeshje me shpresat dhe vetëm një konsensus nga ana e federatës zvicerane do te bënte te mundur kalimin te kuqezinjtë.

Për 25-vjeçarin i cili nga viti 2006-2007 ndodhet ne Itali, ku është aktivizuar me Lucheze, Viarexhio, Rimini, Frosinone, Atalanta dhe tashme me sukses te Torino, u interesua edhe trajneri i mëparshëm i kombëtares Josip Kuzhe, por pati një përgjigje negative nga FIFA dy vite me pare. Tashme është tekniku i ri De Biazi i cili e kërkon me ngulm ne kombëtare futbollistin i cili do te bënte një pune te madhe ne mesfushe, duke premtuar se do te beje gjithçka duke pare edhe dëshirën e lojtarit për te mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë.

Comments (0)

Subscribe to this comment's feed

Write comment

You must be logged in to post a comment. Please register if you do not have an account yet.

busy
komente