HOT NEWS
Partizani, “grepa” edhe në Kosovë për merkaton » Merkatoja e Partizanit nuk do të jetë e fokusuar v...
Vllaznia/ Cela oferte Dragoit, rumuni iken ne SHBA » Dani Dragoi nje nga emrat me te lakuar ne merkaton...
Tirana/ Lojtaret protestojne para bashkise » Lojtareve te Tiranes i eshte sosur durimi dhe te m...
Levizjet/ Zyrtarizohen largimet e para ne aksin Ko... » Nga Skenderbeu dhe Flamurtari jane larguar lojtare...
Flamurtari/ Prezantohet te merkuren Dritan Smajli » Dritan Smajli te merkuren do te prezantohet ne Vlo...
Levizjet/ Skenderbeu i ben oferte Tefik Osmanit » Skenderbeu do te perforcohet edhe me shume per n...
Levizjet/ Skenderbeu i ben oferte Tefik Osmanit » Skenderbeu do te perforcohet edhe me shume per nde...
Kategoria Superiore/ Kukesi ne feste, Skënderbeu k... » Kategoria Superiore për edicionin 2012-2013 ul sip...
Levizjet/ Skenderbeu dhe Flamurtari kerkojne Andi ... » Sulmuesi i Apolonise ka bere per vete drejtuesit e...
Tirana/ Bashkia i premton lojtareve rrogat e Janar... » Problemet e Tiranes nuk kane fund. Lojtaret po per...
E mërkurë, 22 Maj 2013
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Zvicer/ Sadiku dygolesh ne fitoren e Luganos
nga AlbaniaSoccer    E hënë, 20 Gusht 2012 12:02    pdf Shtyp Email

armando_SadikuLugano-Wohlen 4-1

Skuadra e Luganos ka fituar dje me rezultatin e thellë 4-1 kundër ekipit Vohlen. Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku ka shënuar dy gola, pikërisht në minutën e 12‘ dhe të 20‘ të takimit. Ky është dygolëshi i dytë i tij me ekipin e Luganos. Një gol ka shënuar edhe shqiptari Shalaj, i cili ka pasaportë zvicerane. Me fitoren e djeshme, Lugano ka fituar kryesimin me 13-pikë të grumbulluara. Elbasanlliu ka bërë një nisje të mirë të kampionatit duke treguar që është në topformë. Vetë lojtari, në një prononcim për median është shprehur i kënaqur me faktin që skuadra fitoi dhe ai shënoi përsëri.

“Ishte një fitore e rëndësishme për ne pasi tani kryesojmë kampionatin me 13-pikë. Ndihem mirë për dygolëshin që shënova, pasi po e justifikoj besimin e drejtuesve të ekipit. Sezonin e kaluar shënova shumë gola, gjë që dua ta bëj edhe këtë kampionat. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm dhe ta ndihmoj sa më shumë ekipin tim. Kampionati është i gjatë dhe ka shumë të papritura, por synimi ynë është që sezonin e ardhshëm të luajmë një kategori më lart. Shpresoj ta realizojmë objektivin”, tha sulmuesi, Armando Sadiku.

Lucerne-Grasshoppers  0-2

Jahmir Hyka luajti 90-minuta kundër Grasshoper, por ekipi i tij, Lucerna u mund me rezultatin 2-0. Një gol e ka shënuar shqiptari Amir Abrashi. Ndeshja është luajtur në orën 16:00 dhe është ndërprerë katër herë për shkak të vapës së madhe. Në Zvicër, arbitri ka të drejtë ta ndalojë takimin dy herë brenda një pjese që lojtarët të freskohen.

Comments (0)

Subscribe to this comment's feed

Write comment

You must be logged in to post a comment. Please register if you do not have an account yet.

busy
komente