HOT NEWS
E martë, 19 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Europa Lige\ Kukesi i pafat humbet kunder Astrise te Vienes
nga Administrator   E enjte, 14 Korrik 2016 21:55   pdfShtypEmail

austria-wien-kukesiSapo ka perfunduar ndeshja Austria e Vjenes - Kukesi me rezultatin 1-0. Kukesi ka qene i pafat ne ndeshjen e vlefshme per turin e dyte te Europa Lige. Kukesi e ka filluar ndeshjen vrullshem duke sulmuar drejt portes te mbrojtur nga portieri Haxhikic por pa arritur te shenoje. Me pas ka qene Austria e Vjenes ajo qe ka marre frenat e lojes ne dore dhe ne minuten e 24 ka arritur te kaloje ne avantazh me ane te Pires. Kuksianet vazhdojne te vuajne lojene austriakeve dhe nuk arrijne te reagojne. Pjesa e pare do te mbyllet me rezultatin 1-0. 
Ne pjesen e dyte Kukesi hyn ne fushe me nje tjeter mentalitet dhe kerkon golin e barazimit. Pjesa e dyte flet vetem per kukesianet qe krijojne lojen por nuk jane te sakte ne metrat e fundit. Rasti me i mire per Kukesin eshte ne minuten e pare shtese, Musolli gjuan nga jashte zones, topi i tij devijohet nga portieri austriak. Aty afer gjendet Emini i cili gjuan por, topi do te perfundoje ne shtyllen pingule. Kukese me te vertete i pafat dhe me kete rast mbyllet edhe takimi i pare.
Ndeshja e kthimit luhet javen e ardhshme ne Elbasan Arena. Ne menyre qe te kualifikohet, Kukesit duhet te fitoje me 2 gola diference.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit